Pavarësisht punës të mirë që është bërë dy- tre vitet e fundit në drejtim të pajisjes së çdo rruge me sinjalistikë, është evidente që në disa nyje të Strugës mungon tërësisht sinjalistika rrugore, sidomos ajo vertikale, dukuri e cila është bërë e dukshme prej kohësh dhe po ngrihet me forcë si problem nga qytetarët dhe shoferët.
Nga pushteti vendor për këtë situatë potencojnë se ata gjithnjë janë angazhuar në këtë drejtim, por pohojnë se kjo gjendje negative më shumë ka ardhur si pasojë e hajdutëve të hekurishteve, të cilët e vjedhin dhe i shesin tabelat treguese të qarkullimit rrugor për skrap në pikat e grumbullimit të hekurishteve si dhe keqbërësve me prapavijë etnike.
Ndërkohë, ata që e vuajnë më shumë këtë gjendje janë ata që vijnë për herë të parë në Strugë, të cilët me vështirësi orientohen si rezultat i mungesës së sinjalistikës vertikale dhe për pasojë humbin minuta të tëra për arritur në destinacion. Komuna e Strugës pothuajse çdo vit ndan rreth 20 mijë euro nga buxheti i saj, mjete të cilat shkojnë vetëm për sinjalistikën rrugore, shkruan Koha.mk
Gjithashtu tashmë është fakt i dijshëm, sidomos fenomeni që vërehet në vendbanimet dhe fshatrat maqedonase, ku edhe pse në mënyrë të përsëritur vendosen udhëtreguesit në gjuhën shqipe dhe maqedonase, ato brenda natës tërhiqen dhe shkatërrohen në pjesët ku figuron gjuha shqipe.
Shkatërrimet e kësaj natyre më shumë janë prezent në fshatrat apo lagjet ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit maqedonas në disa lagjet e qytetit, në fshatrat Llozhan, Podgoricë , Llabunishtë si dhe në vendbanime të tjera. Ndërkohë kjo tendencë haset edhe në disa vendbanime shqiptare ku tashmë tabelat janë shkarravitur në pjesën ku figuron gjuha maqedonase. Për këtë dukuri nga pushteti vendor pohojnë se kanë njoftuar edhe policinë e Strugës, por deri tani, sipas tyre, nuk është proceduar askush për shkatërrimin dhe vjedhjen e tabelave njoftuese e shenjave të tjera të komunikacionit rrugor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët