Nëntë arsye se përse duhet të pini BIRRË! Arsyeja e 4’të është shumë e rëndësishme!
Të gjithë e dimë se birra është pije alkoolike që njerëzit preferojnë ta konsumojnë me ushqime të caktuara, e veçanërisht në Amerikën veriore dhe Evropë. Birra ka përmbajtje më të madhe të proteinës dhe vitaminës B sesa vera, përderisa antioksidantët e vet janë ekuivalentë me atë të verës.
Duhet ta keni parasysh se birra është burim shumë i mirë i mineraleve të caktuara që luajnë role thelbësore në procese të ndryshme metabolike. Nëse konsumohet në sasi modeste, birra mund ta përmirësojë shëndetin në mënyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Këto janë nëntë arsyet se përse birra mund të konsumohet në sasi modeste:
– Birra i mban veshkat e shëndetshme. Një studim i fundit ka zbuluar se birra është shumë e mirë për veshkat. Në fakt, çdo birrë që e pini e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshkë për 40 për qind.
– Birra i zvogëlon nivelet e kolesterolit. Këtë e bëjnë fibrat që gjenden në birrë.
– Birrat mund të ndihmojnë edhe në ngritjen e niveleve të vitaminës B. Sipas ekspertëve, kjo pije përmban disa lloje të vitaminës B (B1, B2, B6 dhe B12). Ata gjithashtu thonë se konsumuesit e birrës kanë nivele më të larta të vitaminës B6 për 30 për qind sesa personat që nuk konsumojnë birrë.
– Birrë për eshtra më të fortë! Po pra, një studim i fundit ka zbuluar se nivelet e ngritura të silicit në birrë kontribuojnë në densitet më të lartë të eshtrave.
– Birra shërben edhe si ilaç i mahnitshëm për insomninë. Laktoflavini dhe acidi nikotinik, të cilat gjenden në birrë, e promovojnë gjumin.
– Birra e zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër. Sipas ekspertëve, konsumuesit e birrës kanë 40 deri në 60 për qind rrezik më të zvogëluar të sulmeve në zemër, krahasuar me ata që nuk konsumojnë.
– Birra është e mahnitshme në parandalimin e trashjes së gjakut. Si funksionon kjo? Ekspertët thonë se kjo funksionon përmes përbërësve të birrës të cilat e parandalojnë formimin e trashjes së gjakut.
– Birra ndihmon edhe në luftimin e stresit. Një grup i ekspertëve në Universitetin Montreal kanë zbuluar se dy gota birrë në ditë e zvogëlojnë stresin dhe shqetësimin rreth punës.
– Birra e bën lëkuren të duket më e re dhe më e bukur. Zonja, kjo është e mahnitshme për ju, apo jo? Ekspertët thonë se vitaminat e caktuar në birrë e rigjenerojnë lëkurën dhe kanë ndikim pozitiv në pigmentime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj