LAJMI I FUNDIT:

Kush do të jetë kryetari i PPD-së?

Kush do të jetë kryetari i PPD-së?

Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD) ka reaguar ndaj, siç thonë, paaftësisë së gjykatave rreth çështjes gjyqësore që lidhet me kryetarin e kësaj partie në regjistrin gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Faton Alitit, Gjykata e Tetovës ka sjellë vendim që kreytar i kësaj partie të jetë ai, por disa njerëz kanë apeluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ndërkaq lënda është marrë në shqyrtim pas tre muajsh, kurse ligji e karakterizon lëndën për parti politike, si më me përparësi.

Aliti ka folur edhe për kongresin e paralajmëruar për ditën e nesërme, nga ana e Muhamed Halilit, që Aliti e akuzon se ka tentuar që ta fshijë këtë parti nga Regjistri qendror, kurse tani tenton të bëhet kryetar i saj.


Përndryshe, burime të Telegrafit Maqedoni bëjnë të ditur se në kongresin e PPD-së që pritet të mbahet nesër në Tetovë, përkrah Muhamed Halilit do të jetë Abdyladi Vejseli. Në kongresin e VI të kësaj partie të mbajtur më 17 janar të vitit 2015, kishte një përplasje në mes të Abdyladi Vejselit dhe Muhamed Halilit, ndërkaq kryetare u zgjodh Teuta Llalla. Pas pak ditësh zonja Llalla dha dorëheqje nga kjo parti. Ajo akuzoi strukturën e PPD-së për shantazhe ndaj saj./Telegrafi/