Reagon Ministria e Shëndetësisë: QKMF nuk kërkoi asnjëherë furnizim me ilaçet anti-epileptikë (Dokument)
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar sot nga Telegrafi, ku shkruan se QKMF në Prishtinë ka deklaruar se tash e 10 muaj nuk janë furnizuar me ilaçin Fenobarbiton.
Fatos Aliu, farmacist në QKMF, i ka thënë Telegrafit se ka tash e 10 muaj që nuk kanë pasur Fenobarbiton.
Mirëpo, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë Ministria e Shëndetësisë. Përmes reagimit, kjo ministri ka përcjellë edhe raportin, me të cilin Fatos Aliu me datë 29 korrik 2016 ka bërë porosinë dhe planifikimin nga QKMF-ja.
Në këtë raport nuk figuron asnjë kërkesë nga QKMF për furnizim me Fenobarbiton.
Mirëpo, Fatos Aliu nga QKMF-ja kishte deklaruar se nuk kanë mundur të bëjnë kërkesë për furnizim me këtë ilaç, pasi që i njëjti medikament nuk është i futur në sistemin SISH, përmes të cilit i bëjnë kërkesat për furnizim.
Më poshtë po jua sjellim reagimin e plotë pa ndërhyrje të Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë për hir të Informimit të drejtë të opinionit dëshiron të sqarojë se terapia antiepileptike (pjesë e së cilës është produkti fenobarbiton me dozë 15 mg dhe 100 mg) i takon kategorisë prioritare në kuptim të sigurimit të furnizimit të vazhduar të pacientëve në nevojë për to.
Deklarimet e sotme në portalin Telegrafi të personave nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë se, sipas tyre, nuk janë furnizuar me fenobarbiton të dozës 15 mg, janë më shumë mbulesë për jo-seriozitetin e tyre në ofrimin e shërbimeve farmaceutike. Kjo për arsye, se i njëjti institucion në planifikimin e tyre të rregullt si dhe kërkesat e tyre të rregullta mujore, nuk ka bërë as planifikim e as porosi për as edhe një dozë të produktit fenobarbiton.
Si dëshmi për këtë gjeni të bashkëngjitur tabelën me datajet për nevojat mujore për të gjithë pacientët në nevojë për barna antiepileptike, përfshirë edhe produktin e lartcekur. (Shihni rubrikën nën G dhe H, ku planifikimi apo porosia e tyre është zero.)
Të bashkëngjitur, për informimin tuaj të drejtë, po ju bashkëngjisim edhe kërkesën zyrtare të QKMF-së për këto produkte bashkë me tabelën që tregon për kërkesë zero të tyre për fenobarbiton.
Përderisa produktet e lartcekura i takojnë Listës Esenciale, arsyetimet se porosia nuk është bërë me paragjykimin se bari nuk është në dispozicion, janë jo-serioze .
Sidoqoftë, shqetësimin e shprehur, MSh do ta trajtojë me seriozitetin më të lartë dhe të njëjtën gjë, do të duhej ta bënte edhe stafi përgjegjës i kësaj qendre, në mënyrë që qytetarit në nevojë t’i ofrohet terapia e nevojshme./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur