LAJMI I FUNDIT:

QKMF demanton Ministrinë e Shëndetësisë: Që 10 muaj mungon ilaçi esencial për epileptikët

QKMF demanton Ministrinë e Shëndetësisë: Që 10 muaj mungon ilaçi esencial për epileptikët

Furnizimi me barna në Kosovë tash e sa kohë mbetet një nga problemet me të cilat përballen qytetarët e vendit po thuajse çdo ditë.

Personat të cilët kanë probleme shëndetësore në të shumtën e rasteve nuk mund të gjejnë ilaçet në barnatoret shtetërore dhe detyrohen që t’i marrin në ato private.


Muajt e fundit personat të cilët vuajnë nga sëmundja kronike epilepsia kanë pasur vështirësi të furnizohen me ilaçin Fenobarbiton, pasi që nuk kanë mundur ta gjejnë as në barnatoret shtetërore, por as në ato private.

Telegrafi ka raportuar sot se ky ilaç tash e sa muaj nuk gjendet në treg.

Në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë është thënë se kjo ministri mbanë përgjegjësi për furnizim vetëm të institucioneve publike shëndetësore me barna dhe material shpenzues të Listës Esenciale ku bën pjesë edhe produkti Fenobarbiton.

Skandaloze, ilaçi esencial për epileptikët mungon në Kosovë
Lexo po ashtu Skandaloze, ilaçi esencial për epileptikët mungon në Kosovë

“Ministria e Shëndetësisë momentalisht ka kontratë për Produktin Fenobarbiton në dozë prej 15 mg, ndërsa për atë të forcës prej 100 mg pritet të nënshkruhet këtyre ditëve kontrata dhe të fillojë edhe distribuimi i tij”, thuhet në përgjigjen e MSH-së, gjë që nënkupton se njëra nga këto barna që gjendet në institucionet publike shëndetësore.

Por, të kundërtën e thonë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në rrugën “Fehmi Agani nr.20” në Prishtinë.

Fatos Aliu i cili me profesion është farmacist dhe punon në këtë qendër të mjekësisë, i ka thënë Telegrafit se ka tash e 10 muaj që nuk kanë pasur Fenobarbiton.

Nga vizita që është bërë në barnatore u konfirmua se nuk ka Fenobarbiton as të dozës prej 15 mg, e as të forcës prej 100 mg.

“Më parë kemi pas, kemi qenë të furnizuar nga ministria por ka një kohë afro 9-10 muaj që nuk jemi të furnizuar, pra nuk majmë sasi të Fenobarbitonit”, ka thënë Aliu.

Ai ka treguar se nuk kanë mundur të bëjnë kërkesë për furnizim me këtë ilaç, pasi që i njëjti medikament nuk është i futur në sistemin SISH përmes të cilit i bëjnë kërkesat për furnizim.

“Sistemi SISH funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe në këtë sistem nuk ekziston mundësia për të kërkuar furnizim me Fenobarbiton”, ka thënë Aliu.

Farmacisti Aliu ka theksuar se nuk ka pasur shumë kërkesa prej pacientëve, mirëpo edhe ata që e kanë kërkuar këtë ilaç ia kanë sqaruar se nuk e kanë në barnatoren e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori