LAJMI I FUNDIT:

Skandaloze, ilaçi esencial për epileptikët mungon në Kosovë

Skandaloze, ilaçi esencial për epileptikët mungon në Kosovë

Mungesa e barnave është njëri nga problemet e shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Një qytetar i cili deshi të mbetej anonim (emri i njohur për redaksinë) ka treguar se tash e një muaj nuk ka mundur ta gjejë ilaçin Fenobarbiton, ilaç që përdoret për sulme epileptike.


“Unë e kam një familjarë të sëmurë nga epilepsia dhe pa këtë ilaç ai nuk mundet. Kam kërkuar në të gjitha barnatoret në Prishtinë, Gjakovë, Pejë por nuk kam mundur ta gjejë.

Është e rëndësishme, sepse kjo terapi nuk bën të ndërpritet pasi që kemi të bëjmë me sëmundje kronike, madje nuk ka asnjë zëvendësim të cilin do të mund ta përdornin pacientët në mungesë të Fenobarbitonit”, thotë ai.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë përgjegjës vetëm për furnizimin e institucioneve publike shëndetësore me barna dhe material shpenzues të Listës Esenciale ku bën pjesë edhe produkti Fenobarbiton, e jo edhe për furnizim të barnatoreve private.

“Sa u përket barnatoreve private, është në kompetencë të tyre dhe jo të MSH-së, nëse mbajnë apo jo në qarkullim produkte të caktuara”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Më tej ministria ka theksuar se këto ditë pritet të nënshkruhet kontrata për furnizim me Fenorbabiton të dozës prej 100 mg.

“Ministria e Shëndetësisë momentalisht ka kontratë për Produktin fenobarbiton në dozë prej 15 mg, ndërsa për atë të forcës prej 100 mg pritet të nënshkruhet këtyre ditëve kontrata dhe të fillojë edhe distribuimi i tij”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se me gjithë mungesën kohë pas kohe të ndonjë produkti për arsye të ndryshme, në përgjithësi furnizimi me barna dhe material shpenzues i institucioneve shëndetësore publike gjatë këtij viti është shumë më i mirë se vitet e kaluara.

Në anën tjetër fabrika “Farmakos” e cila ka qenë prodhuese e këtij ilaçi tash e disa vite është mbyllur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori