LAJMI I FUNDIT:

PDK po ia kërkon Shpend Ahmetit kontratat për autobusët e rinj

PDK po ia kërkon Shpend Ahmetit kontratat për autobusët e rinj

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, gjatë ditës së sotme, ka mbajtur një konferncë për shtyp, lidhur me shpalljen e fituesit të tenderit për blerjen e autobusëve.

Anëtari i Kryesisë së kësaj dege, Triumf Sadikaj, ka bërë me dije se i janë drejtuar Agjencionit Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik rreth dy çështjeve që kanë të bëjnë me tenderin e fundit të Komunës së Prishtinës për blerjen e autobusëve.

Sadikaj, ka thënë se nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka kryesuar komisionin për hapje dhe vlerësim të këtij tenderi gjë që, sipas Sadikajt është shkelje e rëndë e legjislacionit që rregullon prokurimin publik, ndërsa çështja e dytë ka të bëjë me përzgjedhjen e një kompanie e cila është 1.1milionë euro më e shtrenjtë sesa kompania më e lirë, vendim ky që dëmton buxhetin e Komunës së Prishtinës dhe xhepin e qytetarëve të Prishtinës.


“1.1milionë euro të paguara më shumë nga Komuna e Prishtinës të cilat pretendojnë t’i mbulojnë me shtrenjtimin e biletës është bazë e mjaftueshme për t’u zhvilluar hetime sepse Komuna e Prishtinës është shndërruar në shtab të Vetëvendosjes dhe këto mjete mund të shfrytëzohen për të sponsorizuar shkatërrimin e kryeqytetit”, tha Sadikaj.

Ai ndër të tjera tha se asamblistët e PDK-së e kanë përkrahë këtë investim dhe do të përkrahin çdo investim të mirëfilltë, transparent dhe në të mirë të qytetarëve të Komunës së Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori