Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me vizitën në Emiratet e Bashkuara Arabe ku në agjendë të takimeve ka pasur Agjencitë për Investime dhe Dhomën Tregtare të këtij vendi.
Ministri Hoxhaj ka takuar Majed Al Romaith nga Autoriteti i Investimeve të Abu Dhabit dhe me Drejtorin e Përgjithshëm, Mohamed H. Al Mihairi, të cilët i ka ftuar për investime në Kosovë,
“Krahas prioritetit tonë për ta avancuar pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, ndër qëllimet tona gjatë këtij viti do të jetë diplomacia ekonomike meqë ne duhet ta ushtrojmë një politikë të jashtme e cila i përmbushë kërkesat tona të brendshme dhe ato janë se si të ketë rritje ekonomike, të ketë krijim të vendeve të reja të punës. Të dyja këto kërkesa varen nga investimet e huaja, në këtë drejtim unë kam arritur që gjatë kësaj vizite të takoj autoritetin e Investimeve të Emirateve, Odën e Tregtisë së Jashtme dhe të Industrisë, si dhe një numër të madh të asociacioneve dhe bizneseve të cilat shpresoj që në të ardhmen do të investojnë në Kosovë, dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me bizneset dhe ekonominë tonë”, ka thënë Hoxhaj.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Odës së Tregtisë dhe Industrisë, Mohamed H. Al Mihairi ka thënë se Kosova do ta ketë mbështetjen e të gjitha odave tregtare për organizimin e Forumit të Madh ekonomik.
“Kam kënaqësinë që kam pritur ministrin e Jashtëm të Kosovës. Marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve tona janë shumë të mira ndërsa në aspektin tregtar ka ngecje në këto marrëdhënie dhe ne kemi për obligim që ti fuqizojmë edhe më tej këto marrëdhënie. Nuk mund të them nëse është sektori privat tek ne apo tek ju por ne e mbështesim iniciativën për organizimin e Forumit që do të mbahet në fund të këtij viti dhe e keni mbështetjen tonë për mbajtjen e këtij forumi në emër të të gjitha odave tregtare të Emirateve. Unë shpresoj që shpejt vitin e ardhshëm ta vizitoj Kosovën së bashku me një delegacion të biznesmenëve të Emirateve dhe të zhvilloj takime në ministrinë e Jashtme të vendit tuaj” ka thënë Mohamed H. Al Mihairi.
Nga ana e tyre, autoritetet ekonomike të Emirateve janë shprehur të gatshme të angazhohet seriozisht në një të ardhme të afërt për të shqyrtuar të gjitha mundësitë për investime në Kosovë.
Kryediplomati Hoxhaj gjatë qëndrimit në Emirate ka takuar edhe kontingjentin e ushtrisë të Emirateve të cilët kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it në Kosovë, ndërsa një ditë më herët edhe ministrin e Jashtëm të këtij shteti, Abdullah bin Zayed Al Nahyan. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
“Ndarje etnike” përmes operatorëve të telefonisë
Kodi telefonik 383, ulë çmimet e shërbimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin