LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuta e Kaçanikut: Ëndrra për shtet e 7 shtatorit 1990 (Video)

Kushtetuta e Kaçanikut: Ëndrra për shtet e 7 shtatorit 1990 (Video)

Sot janë mbushur 26 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut.

Më 7 shtator të vitit 1990, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës miratuan që erdhi si rezultat i shpalljes se Deklaratës kushtetuese së 2 korrikut të po atij viti.

Bashkë me referendumin për pavarësi, këto dy akte i vunë themelet e shtetit të pavarur të Kosovës.


Kryetari i Kuvendit në përbërjen e vitit 1990, Ilaz Ramjali, thotë se të gjithë delegatët të cilët kanë qenë pjesëmarrës në mbledhjen e 7 shtatorit, kanë pasur për qëllim që ta shohin Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Për të vazhdon të jetë brengë se si për disa delegatë të asaj kohe ende nuk është gjendur zgjidhje – as për gjëra materiale. /Tribuna Channel/