LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Do të nderohet përjetësisht Kushtetuta e Kaçanikut

Thaçi: Do të nderohet përjetësisht Kushtetuta e Kaçanikut

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar 26-vjetorin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Thaçi ka shprehur se kjo është dita e unifikimit të plotë së popullit kosovar.

Ai ka siguruar se Kushtetuta e Kaçanikut me delegatët e saj do të nderohen përjetësisht.

“Kur kujtojmë, pas 26 viteve, 7 shtatorin e vitit 1990, ditën kur deputetët e ish-Kuvendit të Kosovës e thanë fuqishëm edhe një herë, se Kosova nuk do ta durojë më diskriminimin, kujtojmë edhe unifikimin e plotë të popullit tonë për Kosovën Republikë.


Kushtetuta e Kaçanikut si akt i rëndësishëm dhe guximi i delegatëve do të nderohen përjetësisht.

Sot e kemi shtetin tonë. Ta forcojmë atë dhe ta integrojmë së bashku në familjen europiane! HTH” ka shkruar Thaçi në Facebook.