LAJMI I FUNDIT:

US Open, tërhiqet Tsonga

US Open, tërhiqet Tsonga

Jo-Wilfried Tsonga është tërhequr nga US Open pas dy seteve në çerekfinale për shkak të një problemi në gjurin e majtë.

Ai ishte duke humbur në ato dy sete (6-3, 6-2) dhe vendosi të tërhiqej duke humbur mundësinë për të kaluar në gjysmëfinale.

Në kategorinë e femrave është kualifikuar Caroline Wozniacki, e cila fitoi ndaj letonezes Anastasija Sevastova (6-0, 6-2) që po ashtu ishte e lënduar.


Në fazën tjetër, danezja do të luajë kundër gjermanes Angelique Kerber, e cila eliminoi italianen Roberta Vinci. /Telegrafi/