LAJMI I FUNDIT:

Fillon mësimi me “Klasë Kreative” nga BONEVET në shkolla publike

Fillon mësimi me “Klasë Kreative” nga BONEVET në shkolla publike

Nxënësit e njërës nga shkollat publike në Gjakovë kanë rastin nga ky fillim vitë shkollorë të mësojnë në ”Klasa Kreative”, ku këto klasa do të përfshijnë mësimet nga arti, elektronika, programimi dhe robotika.

“Klasa Kreative BONEVET”, projekt ky i cili po realizohet nga Hapësira Krijuese BONEVET, i përkrahur nga Drejtoria e Arsimit – Gjakovë dhe shkolla fillore Këlmend Rizvanolli do të startojë me fillimin e vitit shkollorë.

Nxënës nga klasa të treta, katërta dhe pesta do të jenë pjesë e këtij pilotprojekti, të cilët sipas klasëve do të mësojnë për lëmi të ndryshme si: elektronikë, programim dhe robotikë.


Objektivi kryesor i Klasës Kreative është që të inkurajojë imagjinatën, kreativitetin dhe ndërtimin e frymës ekipore të të mësuaritdhe të krijuarit në mesin e nxënësve duke mësuar, punuar dhe krijuar modele unike me duart e tyre.

bonevet 2

Nxënësve nga ky projekt i’u ipet mundësia të zhvillojnë shumë aftësi sociale dhe edukative, siç janë:

  • Nxitja e kreativitet duke kthyer idetë dhe imagjinatën e tyre në diçka të prekshme.
  • Zhvillimi i mendimit kritik, ku ndihmohen të jenë të hapur, të bëjnë pyetje dhe të marrin vendime të duhura dhe të zgjuara.
  • Duke punuar në grupe nxënësit krijojnë bashkëpunim të ngushtë, mësojnë të respektojnë njëri tjetrin, të shkëmbejnë ide dhe të ndihmojnë për qëllime të përbashkëta.
  • Shtohet kurioziteti, dashuria për të mësuar dhe eksploruar gjëra të reja ku nxit synimin për suksese.
  • Nxënësit avancojnë aftësitë kryesore të komunikimit dhe mësojnë ti prezantojnë ato me anë të teknologjisë.

Ky projekt do të zhvillohet gjatë tërë semestrit të parë shkollorë me mundësi të zgjërimit në të gjitha shkollat fillore të komunës së Gjakovës, dhe në tërësi në Kosovë.