Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pritur përfaqësuesit e fshatit Suhodoll, me të cilët bisedoi për problemet që i preokupojnë banorët.
Shefqet Jashari nga fshati Suhodoll, parashtroi një mori kërkesash më të cilat po përballen banorët e këtij fshati.
“Mirëpo kërkesë primare sipas tij është kthimi i pronave të banorëve të kësaj anë, te cilat u janë marrë para 40 viteve, me dekret të veçantë nga këshilli komunal i Mitrovicës, për plotësimin e nevojave të ujit për qytetarët e Mitrovicës. Në atë kohë qytetarët kanë treguar gjithmonë gatishmëri, duke ofruar edhe trojet e tyre, vetëm e vetëm që të zgjidheshin problemet që i preokuponin banorët”, ka thënë Jashari, bëhet e ditur në njoftimin për media të komunës së Mitrovicës.
Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se do t’i mbështesë kërkesat e tyre, gjithmonë duke u mbështetur edhe në procedurat adekuate për rastin në fjalë.
“Mirëpo, për rastet e tilla kërkohet zgjidhje përmes proceseve gjyqësore, andaj duhet të parashtroni edhe kërkesën për kthimin e pronave, e cila kërkesë do të kaloi më tutje për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, shtoi më tutje Bahtiri.
Kërkesat tjera të banorëve kishin të bëjnë edhe zgjidhjen e problemit të furnizimit me energji elektrike, duke vendosur edhe ca trafo, në mënyrë që furnizimi të jetë i rregullt dhe me tension më të lartë.
Kryetari Bahtiri i njoftoi që edhe në takimet e tij me përfaqësues të KEDS-it ka kërkuar pikërisht që si prioritet të kenë furnizimin me energji elektrike për fshatrat Vinarc, Suhodoll dhe Vidimriq dhe në këtë drejtim ka marrë premtime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj