LAJMI I FUNDIT:

Bastiset shtëpia e Dardan Molliqajt në Beleg të Deçanit

Bastiset shtëpia e Dardan Molliqajt në Beleg të Deçanit

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqajt në Beleg të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Vetëvendosje përmes një komunikate për media, ku ka theksuar se kjo është hakmarrja e krerëve kriminelë të Policisë, pas një serie konferencash publike të Dardan Molliqaj ku u kritikua Policia e Kosovës për montime politike kundër aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s dhe për kapje nga klani pronto.

Telegrafi ka provuar të marr një konfirmim nga ana e policisë mirëpo ata nuk kanë dhënë asnjë informacion me arsyetimin se janë duke u marrë me ceremoninë e 17 vjetorit të themelimit të PK-së.


Njoftimi i plotë i VV-së:

Me urdhër të klanit pronto, Policia i hakmerret Dardan Molliqajt

Sot, në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Sekretarit Organizativ të VETËVENDOSJE!-s, z. Dardan Molliqaj, në Beleg të Deçanit.

Kjo është hakmarrja e krerëve kriminelë të Policisë, pas një serie konferencash publike të z. Molliqaj ku u kritikua Policia e Kosovës për montime politike kundër aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s dhe për kapje nga klani pronto.

Urdhëri i dhënë nga lartë për këtë bastisje, e rikonfirmon faktin që Policia e Kosovës është shndërruar në institucion të mbrojtjes së krimit të klanit pronto dhe luftues të kundërshtarëve politikë të këtij klani. Ky lloj instrumentalizimi i policisë dhe shndërrimi i kësaj të fundit në njësi paramilitare në funksion të disa individëve në pushtet, është shenjë e qartë e autoritarizmit që po instalohet në Kosovë. Shembuj të tillë po na kthejnë në vitet e paraluftës kur funksioni i policisë nuk ishte siguria e qytetarëve por shtypja e tyre. Klani pronto, përmes Policisë së Kosovës, po terrorizon familjet e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s dhe po synon të përhapë panikë në popull, në një moment kur zemërimi qytetar me këtë qeverisje është më i madh se asnjëherë më parë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do të pranojë asnjëherë të zmbrapset para këtyre akteve paramilitare të krerëve të Policisë së Kosovës. Këto akte na e rikonfirmojnë se lufta kundër krimit e korrupsionit në Kosovë do të mund të bëhet vetëm përmes rezistencës qytetare dhe asnjëherë përmes këtij sistemi të kapur të drejtësisë. Ne ftojmë pjestarët e Policisë së Kosovës që të distancohen nga udhëheqja kriminale e këtij institucioni, dhe të angazhohen në mbrojtje të popullit, e jo kundër tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori