LAJMI I FUNDIT:

PD: Rama hesht për parcelat me kanabis 2 km larg Rinasit (Video)

PD: Rama hesht për parcelat me kanabis 2 km larg Rinasit (Video)

Partia Demokratike ka vijuar sërish me akuzat ndaj kreut të qeverisë, dhe ministrit të Brendshëm në lidhje me një denoncim të bërë dy ditë më parë.

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se pas denoncimit dy ditë më parë nga kjo foltore, me prova, me foto e me video, për 50 mijë rrënjë drogë 2 kilometra larg aeroportit të Rinasit, Edi Rama heshti.

Nga selia blu, Alibeaj akuzoi edhe Tahirin, që së sipas tij organizon ture festive nëpër parcela me kanabis.

“Këto 6 hektarë me drogë, 2 kilometra larg Rinasit, 20 kilometra larg zyrës së Edi Ramës, janë me leje. Janë të paprekshme. Janë të Bushit. Të gjithë kanë dijeni, nga operativi i zonës, tek polici që ka shtëpinë ngjitur, shefi i komisariatit, drejtori i policisë, Tahiri, Rama, por e fshehin, e ruajnë, dhe po bëhen gati ta vjelin e ta hedhin në treg”, deklaroi Alibeaj.

Sipas PD­-së, ky është sundimi i bandës së drogës në vend. Biznesi kriminal që bëhet në zemër të vendit, me lejen e Edi Ramës i cili është në krye të skemës së 30% të fitimit./Shekulli/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori