Pianistja, Merita Rexha Tërshana, rrëfen për turet koncertore brenda dhe jashtë vendit. Në të ardhmen ka dëshirë që të punojë më tepër me interpretimin e veprave shqiptare.
Merita Rexha Tërshana i kujton fare mirë takimet e para me artin. Përpos zgjedhjes së saj për t’u bërë pianiste, qysh fëmijë duhet të shihte koncerte recitale dhe opera. Ajo rrëfen se operën “Traviata” e ka parë, për herë të parë, në klasë të parë. Teksa na tregon se si këto angazhime artistike gjatë fëmijërisë kanë ndikuar në formimin e saj artistik të mëvonshëm, shpreh keqardhje për të rinjtë shqiptarë sot, të cilët arrijnë moshën 20-vjeçare pa parë asnjë koncert me muzikë klasike apo opera.
Edhe pse numëron shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit, artistja mendon se repertori për piano është i pafundmë, aq sa as jeta e një pianisti nuk del për t’i luajtur të gjitha veprat. Por, teksa rendit një listë shumë të gjatë me veprat që dëshiron të luajë, e ndien të nevojshme se duhet të investojë më shumë në interpretimin e veprave shqiptare.
Zonja Rexha, gjatë kësaj periudhe keni realizuar disa koncerte jashtë vendit, si Tokio, Verona, Prishtinë etj., si ndiheni?
Është e vërtetë që jam duke përjetuar emocione të mëdha. Nga Tokio u riktheva me mbresa të jashtëzakonshme. Por, jam e emocionuar edhe nga mënyra se si pritën muzikën shqiptare të Tonin Arapit, duke më kërkuar dhe partiturat. Me Dorina Selimaj luajtëm arie nga opera e parë shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës. Ky është një lloj detyrimi që ne duhet të bëjmë për muzikën shqiptare. Ndërsa në koncertin në Verona u prezantova së bashku me Yiohnisten Abigieh Voshtina me “Sonatën e Krojcerit”. Ishte një koncert shumë i mirë. Pas tij vazhdova në Prishtinë për të mbyllur Festivalin ReMusica 2016 me koncertin e pestë të Beethoven-it.
Si kanë ndikuar këto arritje artistike në zgjedhjen tuaj të fëmijërisë për të qenë pianiste. A të bindin edhe më tepër për zgjedhjen që ke bërë?
Ndihem me shumë fat për këtë zgjedhje. Kënaqësia që marr pas koncerteve ma shpërblen punën që kam bërë më parë. Së fundmi kam qenë shumë e angazhuar dhe vazhdoj të jem edhe për koncertet e mëvonshme, por mendoj se në momentin që punon për të dhënë maksimumin në skenë, nuk ka rëndësi ku ndodh koncerti, por besimi që i jep publikut, i cili do të vijë të të dëgjojë sërish. Suksesin që kam arritur e shikoj si rezultat të punës serioze, duke mos anashkaluar asgjë.
Një nga problemet për artistët është ekuilibri mes jetës artistike dhe detyrimeve familjare. Sa e ndjeni ju këtë vështirësi?
Natyrisht që është sfidë të mbash ekuilibrin midis egoizmit apo punës që bën dhe asaj çka presin familjarët nga ti. Unë jam nëna e tre fëmijëve. Secili do kohën e vet, qoftë edhe për të folur pa marrë parasysh angazhimet. Tashmë janë rritur, por vajzat janë adoleshente dhe prania e prindit është e domosdoshme. Jam përpjekur që t’i marr gjithmonë me vete në koncertet që bëj, në mënyrë që të kalojmë sa më shumë kohë bashkë. Është një ekuilibër shumë i brishtë dhe ndonjëherë ndiej një lloj faji. Shpresoj që ata ta kuptojnë se kjo është një gjë për të cilën ja vlen të sakrifikoj në këtë moment të jetës.
I keni numëruar ndonjëherë koncertet?
Jo (qesh). Kjo është një ide shumë e mirë, sepse kohët e fundit janë bërë shumë të shpeshta.
Por, gjatë këtyre eksperiencave duhet të keni kaluar momente të lumtura dhe të vështira…
Momente të vështira ka gjatë koncerteve solo dhe me orkestër. Për shembull, në koncertin e pestë të Beethoven-int bashkë me Orkestrën e RTSh-së kam kaluar momente tensioni, pavarësisht se kur përfundoi koncerti kënaqësia ishte e madhe. Mendoj se aq sa më pëlqen të luaj me orkestër, aq sfidë e madhe është.
Por, janë edhe 22 vjet si pedagoge. Tashmë shumë nga ata janë bërë edhe kolegë tuajt…
Sensin e fajit që ndiej për fëmijët, gjatë kësaj periudhe e ndiej edhe për studentët. Kur jam në Tiranë shkoj paradite dhe pasdite në shkollë për të bërë mësim. Vitet e fundit kam pasur studentë shumë të mirë dhe kjo më bën të ndihem edhe më tepër përgjegjëse për të ardhmen e tyre. Nëse ata dalin mirë e shikoj si sukses, sepse fati i tyre në këto pesë vjet është i lidhur me mua. Do të veçoja disa prej tyre: Ardita Bufaj, e cila është pianiste në TKOB,Veisla Muçaj dhe Ali Nerjaku, të cilët janë mësues në Lice dhe Lirika Pulën, e cila është një ndër pianistet më të mira në Kosovë.
Sa optimistë ndihen ata për rrugën që kanë nisur?
Shqipëria është një vend i vogël ku arti nuk vlerësohet aq sa duhet. Unë mendoj se kultura shqiptare meriton më tepër, duke filluar nga sallat e koncerteve. Salla e Akademisë dhe Operës janë në atë nivel të papërshtatshëm, jo vetëm për artin, por dhe për Tiranën si kryeqytet. Këtu duhet të nisë investimi. Natyrisht që hapësirat janë të vogla, por jam e sigurt që sallat do të ndryshonin çdo gjë, sepse njeriu nuk shkon në koncert vetëm për të dëgjuar muzikë, sepse këtë e bën dhe nga Youtube-i, por shkon dhe për të shijuar një orë të një ngjarjeje kulturore. Edhe unë si muzikante nuk shkoj vetëm për të dëgjuar muzikë në La Scala, por edhe për të shijuar.
Çfarë humbasin brezat që vijnë?
Për fat të keq vitet që ikin nuk kthehen më pas. Rinia jonë po merr pak nga kultura evropiane dhe po edukohet me shembuj të këqij, të cilët lindin nga suksesi i shpejtë dhe i dyshimtë, në të gjitha fushat. Edhe unë si prind jam e preokupuar, që fëmijët e mi shohin shembuj jo të drejtë.
Dikur ka pasur programe për edukimin me art. Ju kujtohen koncertet që frekuentonit gjatë fëmijërisë?
Natyrisht. Kam qenë te Shkolla e Përmetit dhe qysh fëmijë duhet të shihnim edhe opera. Operën “Traviata” e kam parë që në klasë të parë. Jo të gjithë fëmijët që shkojnë i pëlqejnë koncertet, por kjo formë u jep rastin që t’i shohin ato. Është e turpshme dhe e papranueshme që një i ri, 20 vjeç, nuk ka qenë ndonjëherë në një sallë koncerti apo në opera. Duhet bërë shumë më tepër për shkollimin e fëmijëve. Unë shikoj se fëmijët mësojnë gjëra që nuk do t’ju duhen fare në jetë, mësojnë faqe të tëra përmendësh nga libra që nuk i mbushin, por vetëm i mërzisin.
Çfarë doni të arrini ende në karrierën tuaj si pianiste?
Ajo që më vjen në mendje është se repertori i pianos është i pafundmë. Nuk mjafton jeta e një pianisti për të luajtur të gjitha veprat. Unë kam një listë shumë të gjatë me vepra që dua të luaj, por ndiej se duhet të investoj më shumë në interpretimin e veprave shqiptare. Veprat e Ludwig van Beethoven-it, Johann Sebastian Bach-it, Johannes Bramsit etj., i luajnë qindra pianistë nëpër botë, ndërsa partiturat shqiptare luhen vetëm nga ne. Prandaj mendoj se kjo është mënyra më e mirë që ne të lëmë gjurmë të mira në kulturën shqiptare, duke e përhapur atë dhe nëpër botë.
/Bordo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë