LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë e Arkivit shtetëror me rastin e 8 Shtatorit, do të vendoset edhe në Tetovë dhe qytetet tjera

Ekspozitë e Arkivit shtetëror me rastin e 8 Shtatorit, do të vendoset edhe në Tetovë dhe qytetet tjera

Me rastin e Ditës së pavarësisë 8 Shtarori, Arkivi i Republikës së Maqedonisë sot në sheshin ‘Maqedonia’ e hapi ekspozitën ’25 vite Republika e pavarur e Maqedonisë’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ekspozitën e përbëjnë 25 banerë, në të cilat janë prezantuar dokumente dhe fotografi nga 25 vitet e kaluara dhe e përfshijnë çdo segment nga zhvillimi dhe jeta shoqërore-politike në shtet, siç është procesi i pavarësimit, aktet e para të rëndësishme, sporti, kultura, arti, e tjerë.


Krahas banerëve, kalimtarët do të mund t’i shqyrtojnë edicionet e Arkivit dhe të blejnë nga Edicioni i posaçëm i dokumenteve të besueshme të origjinalit. Mjetet nga shitja do të donohen për personat e prekur nga vërshimet e 6 gushtit 2016.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska dhe drejtori i ASHRM, Filip Petrovski.

Ky projekt i Arkivit do të vendoset edhe në Tetovë, Ohër, Manastir, Strumicë, Shtip, Veles dhe Kumanovë, si dhe në komuna tjera në shtet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori