LAJMI I FUNDIT:

Detaje rreth incidentit në Tetovë

Detaje rreth incidentit në Tetovë
Foto: Ilustrim

Telegrafi Maqedoni pak orë më parë konfirmoi incidentin që ndodhi mbrëmë në Reçicë të Tetovës, ku poashtu konfirmohet edhe vdekja e një personit dhe dy personave të lënduar në pjesën e këmbëve, ku edhe mbahen në Qendrën klinike të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Krisma në Reçicë të Tetovës, ka të vrarë
Lexo po ashtu Krisma në Reçicë të Tetovës, ka të vrarë

Incidenti ka ndodhur rreth orës 12 të mesnatës në lagjen ‘188’ ku nga njëra anë tetovarët A.B. (33) dhe B.M (30) nga ana tjetër H.M., M.H (34) dhe H.K (39), kur i dyshuari B.M. ka nxjerrë pistoletën dhe ka filluar të gjuaj drejt tre personave të fundit ku edhe i kanë shkaktuar vdekjen H.M. kurse H.K dhe M.H me lëndime në pjesët e këmbëve.

Gjykatësi hetues dhe policia kanë qenë në vendin e ngjarjes për inspektim të rastit dhe sot brenda ditës do të jepen edhe më shumë informacione ku Telegrafi Maqedoni do t’iu përditësojë me detaje të reja rreth ngjarjes. Sipas Telegrafit kufoma i është dorëzuar mjekut ligjor për obduksion. /Telegrafi/