LAJMI I FUNDIT:

Krisma në Reçicë të Tetovës, ka të vrarë

Krisma në Reçicë të Tetovës, ka të vrarë
Foto: Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 12:30 pas mesnate, në Reçicë të Tetovës, afër restorantit Kurtishi janë dëgjuar krisma, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga burimet e Telegrafi Maqedoni në SPB Tetovë merret vesh se ka dy të plagosur dhe një i vrarë.

Gjykatësi hetues dhe policia kanë qenë në vendin e ngjarjes për inspektim të rastit dhe sot brenda ditës do të jepen informacione më të detajuara rreth ngjarjes. /Telegrafi/