LAJMI I FUNDIT:

Azemi kërkon mbrojtje më të fortë kundër Ukrainës

Azemi kërkon mbrojtje më të fortë kundër Ukrainës

Edmond Azemi ka folur para ndeshjes me Ukraninën, e cila do të zhvillohet nesër në kuadër të kualifikimeve Eurobasket 2017.

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës kërkoi nga bashkëlojtarët që ta harrojnë humbjen kundër Sllovenisë.

Azemi tha se dueli me ukrainasit do të jetë i vështirë dhe kërkojë mbrojtje me agresive kundër ukrainasve, transmeton Telegrafi.


“Siç tha kryetari dhe elektori këtë lojë (Slloveninë) duhet më harruar, duhet t’i përmirësojmë gabimet që bëmë me Slloveninë dhe ta kemi parasysh se Ukraina është ekip shumë i fortë, është e njëjtë si Sllovenia”.

“Lojën me Slloveninë mbrojtja nuk ka qenë në nivel të duhur, por në lojë me Ukrainën mbrojtja jonë besoj se do të jetë shumë më agresive, nuk do ta lejojmë kundërshtarin të shënon shumë pikë, siç ka shënuar Sllovenia dhe i ftojë të gjithë tifozët, ata të cilët e duan Kosovën dhe basketbollin si sport le të vijnë të na përkrahin ekipin tonë dhe na duhet përkrahja e tyre për të nxjerr një rezultat pozitiv”, ka pohuar Azemi.

Kujtojmë se Sllovenia triumfoi në ndeshjen e parë kundër Kosovës, kurse Ukraina triumfoi kundër Bullgarisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Definitivisht inspiruese - Nga oborri i gjyshes në takime me superyjet e Barcelonës

Definitivisht inspiruese - Nga oborri i gjyshes në takime me superyjet e Barcelonës

Sport

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1
Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

La Liga
Kalo në kategori