LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i punësimeve në Maqedoni në sektorin industrial

Rritet numri i punësimeve në Maqedoni në sektorin industrial

Të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) tregojnë se numri i të punësuarve në industri është rritur në periudhën janar – korrik të këtij viti, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, për 0.9%, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vetëm në korrik të sivjetë, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, numri i të puënsuarve në industri është rritur për 9.4%.

Numri i të punësuarve në xehetari dhe gurthyese është rritur për 1.5%, por në industrinë e përpunimit ka shënuar rënie për 0.7%, ndërkaq edhe në sektorin e energjisë elektrike, gazit, sistemit të avullimit dhe klimatizimit, gjithashtu ka rënie për 0.5%./Telegrafi/