LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen dy aktivistë të Vetëvendosjes në Malishevë

Sulmohen dy aktivistë të Vetëvendosjes në Malishevë

Lëvizja Vetëvendosje dënoi sulmin fizik ndaj dy aktivistëve të Qendrës së Malishevës, Bekim Gashi dhe Liman Hoti, që sipas VV-së është bërë nga të afërm të deputetit të LDK-së, Salih Morina.

Vetëvendosje thekson se sulmet e tilla nuk do t’i frikësojnë aktivistët e tyre.

“Aktivistët tanë u sulmuan teksa po shpërndanin fletushka dhe po vendosnin posterë që bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 1 shtatorit. Për pasojë, të dy aktivistët janë në Qendrën Emergjente të Malishevës. Ky klan kriminelësh që po qeveris me vendin, tash ka filluar ta shfaqë brutalitetin e tij edhe fizikisht, nga paniku për fundin që po iu vjen. Sulmet e tilla nuk do të frikësojnë aktivistët tanë, dhe rezistenca e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj bandave kriminale në pushtet veçse do të fuqizohet”, thuhet në reagimin e VV-së.


“Ne mbajmë përgjegjës deputetin Morina për këtë sulm, dhe ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë që të merën me hetimin e këtij rasti të kriminelëve të pushtetit, në koordinim me një deputet që është vegël dhe shërbyes i klanit Pronto.  Si dhe, i bëjmë me dije deputetit Morina se do të mbajë përgjegjësi historike për qëndrimin e tij ndaj demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori