Birra Peja, është një ndër brendet më të suksesshme të Kosovës, e cila ka nisur shtrirjen edhe në shtetet e rajonit dhe ato të Evropës. Në këtë kompani thonë se cilësia e birrës është shtysa kryesore e kësaj shtrirje.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është thënë se do të jetë një garanci për prodhimet e Kosovës pasi që nuk do të ketë barriera në të ardhmen gjatë eksportit për në tregun evropian.
Por në kompaninë “Birra Peja” theksojnë se deri me tani nuk kanë parë ndonjë efekt të nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
“Ne ende nuk kemi vërejte asnjë efekt sa i përket MSA”, tha Ernest Jusufi, drejtor menaxhues i Birrës Peja. “Kemi pas rritje shumë të mirë për shkak të kërkesës së madhe që vjen nga konsumatori shqiptar. Përveç Shqipërisë, Birra Peja produktet e veta, përkatësisht birrën e saj e eksporton edhe Zvicër në Greqi, Gjermani dhe Mal të Zi”.
Përveç Birrës Peja, Jusufi përmendi edhe produktet e tjera të kësaj kompanie, si uji “Akull” si dhe brendin “Sola” që prodhohet nën licencën Sllovene të “Pivovarna Union”, si produkte të suksesshme edhe në tregun rajonal e ndërkombëtar.
Ibrahim Rexhepi, drejtor i Institutit “STRASS” tha se kur janë në pyetje shkëmbimet tregtare situata ende vazhdon të jetë e rëndë për prodhuesit.
Sipas tij, vetëm gjatë muajit qershor, eksportet në vendet e BE së ishin 6,5 milionë euro, ose rreth 21.5 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 38.6 për qind. Importet e Kosovës ishin 105,4 milionë euro, ose 42.7 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.3 për qind.
“Ky bilanc tregon qartë se prodhuesit kosovarë ende nuk janë të përgatitura të shfrytëzojnë mundësitë që ofron MSA-ja”, tha Rexhepi.
Ai tha se përfitimet e Kosovës me marrëveshjen e MSA-së do të ishin të mëdha në rast se arrijmë t’i shfrytëzojmë fondet e BE-së.
“Mundësitë për eksport janë shumë më të mëdha se që ishin deri më tani, duke pasur parasysh madhësinë dhe kapacitet shpenzuese që ka tregu i BE-së. Por, kjo fillimisht kërkon fuqizim të prodhuesve vendorë. Ata, të ndihmuar edhe nga Qeveria e Kosovës, duhet të përfitojnë nga fondi i BE-së i destinuar për Kosovën prej afër 700 milionë eurosh, ashtu që të rritet aftësia konkurruese e prodhuesve vendorë”, nwnvizoi Rexhepi.
Në anën tjetër, Naim Gashi, profesor i ekonomisë tha se me hyrjen ne fuqi të MSA-së vendi ynë është atraktiv jo vetëm për prodhuesit vendor, por edhe për investimet e jashtme, sepse siç tha ai një vend që e ka të nënshkruar këtë marrëveshje është një partner serioz ndërkombëtar që zbaton rregullat e ekonomisë së tregut të lirë të mallrave dhe shërbimeve.
“Nëpërmes inkurajimit të investimeve të jashtme, sidomos në sektorin e energjisë, minierave, bujqësisë, ndërmarrjeve shërbyese, Kosova do të tejkalojë mungesën në buxhet nga heqja e taksës doganore”, tha Gashi.
Edhe Gashi spikat se konkurrenca ndaj prodhimeve kosovare është rritur, por ai i sheh prodhimet tona në përparësi me ato që vijnë nga jashtë.
“Prodhuesit tanë do të përballem me një konkurrencë në rritje, që do të ketë çmime 10% më të lira, por krahasuar me koston e transportit që kanë mallrat që vijnë nga BE, atëherë prodhimet tona, sidomos ato bujqësore dhe minerare do të jenë ende konkurrente”, u shpreh ai.
Sipas Gashit MSA-ja do të ketë ndikim milionësh në të hyrat direkte të shtetit.
“Taksat që mblidhen në kufij kanë qenë 871.8 milionë euro, nga kjo shumë, 126.3 ka qenë taksa doganore e cila do të ndikohet nga MSA. Nëse marrim parasysh se rreth 40% e importit të Kosovës vjen nga vendet e BE-së, atëherë i bie që taksa doganore për këto mallra të jetë 50.6 milionë euro. Kjo shifër nënkupton se ndikimi i MSA drejtpërdrejt në arkën e buxhetit të Kosovës, pas 10 vitesh do të jetë rreth 51 milionë euro në vit”, deklaroi Gashi.
Përkundër rënies së të hyrave, Gashi beson që ekonomia e Kosovës do të përfitojë nga mundësitë që ofron MSA-ja, pasi kjo është dëshmuar tek vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?