LAJMI I FUNDIT:

Rritet borxhi i jashtëm i Maqedonisë

Rritet borxhi i jashtëm i Maqedonisë

Të dhënat më të reja të Bankës Popullore të Maqedonisë tregojnë se është rritur borxhi i jashtëm, që në çerekun e parë të këtij viti është 6.7 miliard euro ose 70.9% e bruto prodhimit të brendshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo nënkupton se borxhi është rritur për 1.1% në nivel të çerekut, kurse krahasuar me vitin e kaluar, kjo rritje është 1.8%.

Rritja e borxhit i faturohet emetimit të euroobligacionit të katërt, në dhjetor të vitit 2015, si edhe rritjes së borxhit të ndërmarrjeve publike për mbështetje të infrastrukturës rrugore. Te borxhi privat, rritja i faturohet borxhit të ndërsjellë të kompanive./Telegrafi/