Asnjë sektor i ekonomisë nuk mund të paramendohet i shkëputur nga zhvillimi i TIK, ngase ky sektor po bëhet bosht i vizioneve të zhvillimit të kompanive, jo vetëm të këtij sektori po edhe fushave si energjia, bujqësia, tregtia, shëndetësia etj, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Këto komente, Stavileci i bëri sot gjatë një konference të përbashkët për media me drejtues të kompanisë Gjirafa Inc, me ç’rast u prezantua projekti i kësaj kompanie GjirafaPikBiz që synon digjitalizimin e tërë Kosovës, me theks të veçantë bizneseve, thuhet në njoftimin për media.
Kreu i MZHE-së e vlerësoi lartë këtë projekt, që vjen si iniciativë e sektorit privat për t’i dhënë mundësi të reja të zhvillimit të bizneseve, por njëkohësisht ndihmon zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik, një projekt futuristik, që shihet pothuaj në gjithë vendet e Evropës, ndërsa ka munguar në Kosovë.
Stavileci tha se MZHE është munduar që krahas projekteve të cilat do të kenë një impakt të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik të vendit, t’i jap një hapësire të veçantë dhe meritore edhe fushës së TIK-ut.
“Ne kemi adaptuar strategjinë dhe jemi në përgatitje të programeve të reja, të cilat do të jenë përkrah bizneseve të IT-së në mënyre që ato të zhvillojnë dhe t’i kontribuojnë zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik dhe të hapin vende të reja të punës”, tha ai, duke përgëzuan kompaninë Gjirafa për këtë projekt.
Mërgim Cahani nga Gjirafa Inc, tha se ndihet me fat se kompania e tyre po e zhvillon digjitalizimin e Kosovës për të gjitha llojet e bizneseve, si ato të vogla ashtu edhe ato të mëdha.
“Shërbimet që po ofrojmë ne për Kosovë por edhe për Shqipëri dhe Maqedoni janë shërbime, të cilat konkurrojmë direkt me gjigantët botërorë që janë të vlerësuar me multi-miliarda. Ky produkt si pamja 360 shkallë është ekuivalent me atë që ofron Google me qytete të ndryshme botërore”, tha ai.
Cahani bëri të ditur se mosha mesatare e programerëve dhe inxhinierëve që po zhvillojnë këtë platformë është 22 vjeç dhe kjo tregon se ne mund të jemi konkurrent me tregun global.
Kryesues i Departamentit të Biznesit në “Gjirafa Inc” Debatik Hoxha, tha se kompania ka për qëllim të zhvillojë të gjitha bizneset që operojnë në Kosovë, duke i ekspozuar ato në treg masiv, ndërsa përmes këtij aplikacioni konsumatorët mund të gjejnë të dhëna më lehtë për bizneset dhe shërbimet e tyre.
Produkti “GjirafaPikBiz”, përmban të gjitha të dhënat, shërbimet dhe lokacionet e bizneseve duke i treguar ato në hartë me pamje 360 shkallë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024, në shumën prej 20 milionë euro
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'