LAJMI I FUNDIT:

Bajrami dhe Ismajli nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për Parkun Teknologjik të Shtimes

Bajrami dhe Ismajli nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për Parkun Teknologjik të Shtimes

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, vizitoi sot Komunën e Shtimes. Ajo u prit nga kryetari i kësaj Komune, Naim Ismajli.

Në këtë takim, ministrja Bajrami dhe kryetari Ismajli nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit të Parkut Teknologjik të Shtimes i cili projekt është në fazën finale të realizimit.

Me këtë rast, ministrja Bajrami theksoi se financimi i ndërtimit të Parqeve Industriale është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si komponentë e rëndësishme e planit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e kushteve për të bërit biznes për kompanitë nga vendi si dhe për investitorët e huaj.


Gjatë periudhës 2013 – 2015, MTI ka financuar realizimin e këtij projekti me shumën prej 350 000 euro, ndërsa sivjet ka ndarë shumën prej 58 000 euro e cila do të përdoret për finalizimin e punëve të këtij Parku Teknologjik i cili ka një sipërfaqe prej 10.7 hektarësh.

Ministrja Bajrami premtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë me përkushtim punën në krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për afarizëm në vendin tonë duke ua mundësuar bizneseve që të rrisin performansën e tyre në të mirë të krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së ekonomisë së vendit tonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori