LAJMI I FUNDIT:

PDK e Gjilanit kërkon dorëheqjen e Lufti Hazirit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria

PDK e Gjilanit kërkon dorëheqjen e Lufti Hazirit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, ka reaguar lidhur me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit.

PDK përmes një reagimi për media ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj Lutfi Hazirit, është vetëm një hap i drejtësisë për të parandaluar dhe dënuar shkeljet e shumta ligjore që janë bërë nga komuna e Gjilanit, përmes tenderëve që e kanë dëmtuar rëndë buxhetin e varfër komunal.

Reagimi i plotë:


Doli ashtu siç e tha PDK-ja e Gjilanit
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e republikës së Kosovës ndaj kryetarit të Gjilanit, z. Lutfi Haziri, është vetëm një hap i drejtësisë për të parandaluar dhe dënuar shkeljet e shumta ligjore që janë bërë nga komuna e Gjilanit, përmes tenderëve që e kanë dëmtuar rëndë buxhetin e varfër komunal.
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, para dy viteve ka ngritur zërin e saj në Kuvendin Komunal të Gjilanit, për shkeljet serioze që janë bërë me ankandin public të parkingjeve dhe me kohë ka denoncuar këtë rast në Prokurorinë Themelore të Gjilanit. Mirëpo, ndikimi i kryetarit të Gjilanit, në këtë institucion të drejtësisë përmes joshjes së punësimeve favorizuese të familjarëve të prokurorëve, ky rast ishte mbyllur ndaj tij.
Lutfi Haziri duhet të jep dorëheqje
Prokuroria Speciale e shtetit, ka vazhduar hetimet pas kërkesës së asmableistëve të PDK-së në KK Gjilan, të cilat kanë rezultuar me ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit të Gjilanit, i cili tashmë do të duhej të shqyrtojë pozicionin e tij si kryetar i komunës.
“Punët e hajrit” paskësh qenë për Lutfi Hazirin, e jo për qytetarët e Gjilanit
Qeverisja komunale e Lutfi Hazirit është skajmërisht e korruptuar, ku muaj më parë janë ngritur poashtu aktakuza ndaj zyrtarëve komunal dhe drejtorit të Urbanizmit. Në qytetin e Gjilanit ka vite që po mbretëron kaosi dhe anarkia institucionale, ka zhvatje të buxhetit komunal përmes tenderëve të korruptuar, përmes ndërtimeve të egra dhe pa leje ndërtimore, punësime të paligjshme, përmes joshjes dhe korrupsionit po bëhet pasurimi i shpejt i zyrtarëve të LDK dhe të qeverisjes komunale. Ndërsa në anën tjetër, kryetari Haziri, proklamon “punë të hajrit”. Po, “punë të hajrit”, por jo për qytetarin dhe komunën. Ky sllogan, paskësh qenë për vet kryetarin e Komunës.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori