Kryeministri Mustafa mund të marrë pjesë në takimin për demarkacionin të ftuar nga deputeti Ramiz Kelmendi.
Kryeministri Mustafa pas ardhjes në Pejë për projektin “Borea” darkoi me deputetin Ramiz Kelmendi dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Deputeti Kelmendi dhe drejtuesi i “Elkos Group” ka ftuar të mërkurën në vilën e tij në Kuçishtë të Pejës liderët e të gjitha subjekteve politike për të diskutuar rreth marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Kelmendi tha për KALLXO.com se Kryeministri Mustafa pranoi ftesën e tij, por sipas Kelmendit Mustafa u zotua ta shikojë agjendën për ta konfirmuar definitivisht ardhjen në takim.
“Përgjigja e tij(Kryeministrit) ishte një po, por meqenëse ishte një kohë e vonshme e këtij takimi mbet që gjatë ditës së nesërme të informohet mbi agjendën që ka Kryeministri dhe sigurisht që do konsultohet me partnerin e koalicionit në mënyrë që kjo të shkojë si komplet,” tha Kelmendi.
Kryeministri Mustafa deklaroi për KALLXO.com që është i interesuar të marrë pjesë nëpër takime ku ulen tensionet e krijuara.
“Tash jam i interesuar të marr pjesë në çdo takim i cili do t’i kontribuonte që ne t’i ulim tensionet, që të racionalizojmë vendimmarrjet, që të argumentojmë çdo pëllëmbë të tokës në ketë pjesë dhe me të cilin të gjithë qytetarët tanë do pajtohen,” tha Mustafa.
Mustafa si edhe më parë duke përmendur demarkacioni tha se është për “një zgjidhje që len gjithmonë hapësirë se çdo dokument që nesër mund të ofrohet, të rishqyrtohet mes dy palëve në mënyrë që askush mos të humbë dhe askush mos të fitojë në mënyrë të veçantë prej këtij procesi”.
Ndërsa deputeti Kelmendi tregoi se ftesës së tij për takim në Kuçishtë deri tash i janë përgjigjur pozitivisht liderët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës.
Edhe Kelmendi tha se takimi pa ndërmjetësim ndërkombëtar do të shërbejë për ftohje gjakrash dhe shtensionim raportesh.
”Qëllimi i këtij takimi, nëse ky takim realizohet, është që të përmirësohen disa raporte ndërfamiljare që janë acaruar në qytetin e Pejës dhe besoj edhe raportet ndërnjerëzore dhe politike që janë acaruar në Republikën e Kosovës. Me këtë do tregohet që janë të interesuar me bashkëbisedua që me gjet formën ma të mirë që një marrëveshje shtetërore të ratifikohet me modelin e bashkëpunimit të ndërsjellë politik,” tha deputeti i pavarur.
Për Kelmendin edhe nëse nuk arrihet marrëveshje rreth demarkacionit në këtë takim, me rëndësi do të jetë që ai të ndodhë.
“Besoj që liderët e zgjedhur në Republikën e Kosovës kanë sens për arsye se u janë besuar edhe votat që të bien një marrëveshje, apo ndoshta edhe mos me pasur rezultatet konkrete në ditën e mërkurë, kjo i tregon opinionit publik dhe qytetarëve që këta dinë të bisedojnë edhe për çështje të ndjeshme edhe pa prezencën ndërkombëtare,” tha Kelmendi.
Seanca e Kuvendit të Kosovës ku pikë e rendit të ditës do të jetë ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është caktuar më 1 shtator. Në këtë ditë Lëvizja “Vetëvendosje” ka paralajmëruar protestë.
Deputeti Ramiz Kelmendi që ka thënë se do të votojë kundër marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend, më 23 gusht tha për KALLXO.com se deputetët po u nënshtrohen presionit të koalicionit qeveritar dhe atij opozitar për të votuar pro ose kundër demarkacionit.
Kelmendi deklaroi gjashtë ditë më parë se atij personalisht nuk janë duke i bërë presion krerët e shtetit, por tregoi se ka marrë “shumë shkrime nga opozita, email-a, mesazhe anonime që demarkacionin mos me e votu”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj