LAJMI I FUNDIT:

Përgjegjësitë për qarkoren e Shkupit në ajër, akuza të ndërsjella mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së

Përgjegjësitë për qarkoren e Shkupit në ajër, akuza të ndërsjella mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së

Ka vazhduar debati në distancë rreth qarkores së Shkupit ku zëdhënësi i LSDM-së ka vazhduar të akuzoj OBRM-PDUKM-në për keqpërdorim fondesh në rregullimin e kësaj autostrade, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit ka akuzuar LSDM-në se qarkorja rreth Shkupit u ndërtua në kohën e LSDM-së. “Kur projektohet projekti parashikohen të gjitha rreziqet, duke përfshirë fatkeqësitë natyrore. Gjithashtu, qeveria e LSDM-së ka nënshkruar edhe tender dhe ka filluar ndërtimin e unazës”, thotë kryetari i Bashkisë së Shkupit Koce Trajanovski.

Qarkorja rreth Shkupit, Trajanovski thotë se ajo u ndërtua në kohën e LSDM-së
Lexo po ashtu Qarkorja rreth Shkupit, Trajanovski thotë se ajo u ndërtua në kohën e LSDM-së

Sot, zëdhënësi i LSDM-së Shilegov ka vazhduar debatin me OBRM-PDUKM-në duke thënë “Do të përgjigjen pse kanë lëshuar në përdorim një qarkore me rrezik, pasi që nuk kanë paralajmëruar popullatën në kohë për katastrofën, pse nuk i kanë pastruar kanalet dhe koritën, pse nuk e kanë penguar trafikun në atë rajon të rrezikshëm. Nikolla Gruevski, katastrofa që e gjeti Shkupin është për shkak të pakujdesisë tënde. Në vitin 2009 së bashku me Mile t`u kujtua që ta preni lentën për lëshimin në përdorim të qarkores dhe nuk ke siguruar mbrojtje nga vërshimet përreth”, deklaroi Shilegov.


LSDM: Trajanovski, përgjegjës për viktimat dhe dëmet
Lexo po ashtu LSDM: Trajanovski, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

“Koce Trajanovski, i ke dhënë aplauz Nikollla Gruevskit kur e ka prerë lentën për qarkoren, dhe e ke ditur se po e vërshon Stajkovci. Koce, t`i e bart përgjegjësinë për viktimat nga vërshimet, pasi që i ka dërguar një apel shqetësuar njerëzve që të mos dalin nga shtëpitë dhe veturat e tyre. Mitko Cavkov edhe t`i do të përgjigjesh për atë se pse ke lejuar që të mos ketë polici rrugore në momentet kritike, e cila me kohë do t`i ndalonte veturat që të drejtohen për në qarkoren e vdekjes”, deklaroi Shilegov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori