LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Trajanovski, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

LSDM: Trajanovski, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

LSDM ka akuzuar sot kryetarin e Shkupit, Koce Trajanovski, si përgjegjës të drejtpërdrejtë për viktimat dhe dëmet në rrethinën e Shkupit, përmes një deklarimi për media, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kreu i Shkupit e ka ditur që prej 8 vitesh se ka problem me qarkoren. Ai e ka ditur se qarkorja nuk ka kanalizim të nevojshëm për raste përmbytjesh,  ka premtuar se problemi do të zgjidhet, por nuk ka bërë asgjë”, ka akuzuar sot Damjan Mançevski nga LSDM, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Trajanovskit.


“Pas disa vërshimeve në podrumet në Stajkovci para dhe pas lëshimit në përdorim të qarkores, kryetari i Komunës, Toni Trajkovski, dhe Koce Trajanovski deklaruan se është e nevojshme që të gërryhet një kanal. Të njëjtën ditë, Koce Trajanovski në një deklaratë për media theksoi se tashmë ka nisur që të largohet ky problem. Por, asgjë më andej nuk është bërë. Të nderuar, këto janë fakte. Pse është lëshuar qarkorja në përdorim pa u përfunduar ndërtimi adekuat dhe pa u bërë kanalet e nevojshme? Pse lejuan që pas tetë viteve të vdesin 23 njerëz?”- ka thënë Mançevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori