LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia e të moshuarit që vrau gruan: Më kishte tradhtuar gjithë jetën

Dëshmia e të moshuarit që vrau gruan: Më kishte tradhtuar gjithë jetën

Veli Dervishi ka rrëfyer në polici arsyen pse e vrau gruan të tij mbrëmë në shtëpinë e tyre në Golem.

“Ajo më ka tradhtuar gjithë jetën”, u tha ai policëve që e morën në pyetje.


Në fillim tha se ishte acaruar ngaqë ajo i kërkonte llogari se nga shkonte dhe përse kthehej vonë në shtëpi. Por më pas shpërtheu me akuza ndaj bashkëshortes që i mori jetën duke e goditur me sëpatë.

Krimi ndodhi në orën 19:50, ndërkaq Veli Dervishi, siç rezulton nga dosja hetimore, ishte nën efektin e alkoolit.

Të parin që njoftoi për krimin ishte djali. “Hajde shpejt në Golem se kam vrarë nënën tënde”, i shkroi ai të birit në mesazh. /Lapsi.al/