LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me raketa aeroporti në Diyarbakir të Turqisë

Sulmohet me raketa aeroporti në Diyarbakir të Turqisë

Një sulm ajror ka ndodhur në afërsi të aeroportit në Diyarbakir të Turqisë.
Rakteta janë hedhur në afërsi të aeroportit në juglindje të qytetit Diyarbakir.

Agjencia e lajmeve Dogan njofton se katër raketa kanë rënë në afërsi të një pikë kontrolli të policisë në aeroport më 27 gusht, duke detyruar pasagjerët dhe stafin e aeroportit që të gjejnë strehim brenda hapësirave të terminalit.


Guvernatori i Diyarbakirit, Huseyin Aksoy ka thënë se nga ky sulm nuk ka pasur viktima dhe se fluturimet kanë vazhduar normalisht.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Militantët kurdë- të udhëhequr nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit- kanë luftuar më shumë se 30 vjet për një autonomi më të madhe në këtë rajon.

Diyarbakir është qyteti kryesor në juglindje të Turqisë dhe është i banuar me shumicë kurde.

Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi Turqia filloi sulmet ushtarake brenda Sirisë, kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe luftëtarëve kurdë.

Turqia është duke mbështetur forca në Siri, të cilët po ashtu janë duke luftuar kundër forcave kurde në veri të Sirisë.

Zyrtarët turq kanë deklaruar se kanë nisur sulme ajrore kundër IS-it dhe luftëtarëve kurdë./REL/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori