LAJMI I FUNDIT:

Baily: Integrimi në NATO bëhet vetëm me përmbushjen e reformave

Baily: Integrimi në NATO bëhet vetëm me përmbushjen e reformave

Jess Baily ka filluar aksionin për të bindur politikanët e Maqedonisë se çdo ngecje në mos respektimin e marrëveshje Përzhino 2 tregon se shteti po ngadalëson lëvizjen drejt strukturave Euro-Atlantike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”NATO nuk është vetëm strukturë mbrojtëse, por është një shoqëri shtetesh që promovojnë vlera demokratike, qeverisje e së drejtës, lirisë dhe vlerave të shprehjes së lirë. Edhe Maqedonia duhet të veproj kështu, pasi vetë ka nënshkruar deklaratat për liri, demokraci, qeverisje e së drejtës dhe të gjithë hapat tjerë që gjithashtu janë të përfshira në Marrëveshjen e Përzhinos.” tha ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni në Forumin për Mbrojtje që mbahet në Ohër./Telegrafi/