LAJMI I FUNDIT:

Gjenden dy gra të vdekura në Shtërpcë

Gjenden dy gra të vdekura në Shtërpcë

Trupat e pa jetë të dy grave të moshuara – në dy lokacione të ndryshme – janë gjetur mëngjesin e së premtes në Shtërpcë.

Njëra nga gratë është vrarë, kurse viktima tjetër dyshohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrore.

Komandanti i stacionit policor në Shtërpcë, Dragan Ivanoviq, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se trupat e pajetë të dy grave të moshuara janë gjetur nga fqinjët, njofton Klan Kosova.


Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për një vrasje me motive etnike.

“Një grua e moshuar është vrarë dhe, sic besojmë ne, motivi është të drejtat e pronësisë, përfitimet, dhe personi i dyshuar për këtë vrasje është arrestuar dhe gjendet në stacionin e policisë”, ka thënë Ivanoviq.

Ivanoviq shtoi se fqinjët po ashtu e kanë gjetur edhe trupin e gruas tjetër dhe se janë pothuajse të sigurt se kjo grua e vjetër ka vdekur nga shkaqe natyrore.