LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen zjarr në Shkollën e mesme bujqësore në Tetovë

Shpërthen zjarr në Shkollën e mesme bujqësore në Tetovë

Mbi 1o mijë balë jonxhë dhe i tërë ahuri i shkollës së mesme bujqësore “Mosha Pijade” në Tetovë janë djegur në zjarrin që ka shpërthyer sot rreth orës 17 nga arsye deri më tani të panjohura, ka informuar drejtori i shkollës, Aleksandar Baçevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zjarri është vërejtur nga shërbimi i rrojës me se ata janë përpjekur së bashku me të punësuarit tjerë ta fikin zjarrin por ai së shpejti është përhapur edhe në balët tjerë të jonxhës dhe në tavanin e objektit. Shumë shpejt ka ndërhyrë edhe njësia e zjarrfikësve në Tetovë me pesë automjete dhe e kanë vënë zjarrin nën kontroll.

Pas shuarjes së plotë të zjarrit do të realizohet edhe hetim i tërësishëm nga ana e ekipeve profesionale për përcaktimin e arsyeve që kanë shpirë deri te shpërthimi i zjarrit si dhe vlerësimin e dëmit material, kanë paralajmëruar nga Policia e Tetovës.


Përfaqësuesit e shkollës kanë njoftuar se e kanë të siguruar pronën e tyre dhe se në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm përfaqësuesi i kompanisë së sigurimeve./Telegrafi/