LAJMI I FUNDIT:

Shala: RTK nuk është zëdhënëse e asnjë partie, VV: Deri më 1 shtator të bëhet intervista me Ymerin

Shala: RTK nuk është zëdhënëse e asnjë partie, VV: Deri më 1 shtator të bëhet intervista me Ymerin

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala ka reaguar pas të Vetëvendosjes se i është anuluar intervista Visar Ymerit.

Shala përmes një postimi në Facebook ka thënë se “E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dasht, por qysh kemi dasht ne, sepse ne i përcaktojmë politikat editoriale e jo Partitë Politike!”.

E lidhur me këtë deklaratë të Shalës ka reaguar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.


Ai e ka quajtur shpifje reagimin e Shalës, ndërsa ka ftuar menaxhmetin e RTK-së që deri më 1 shtator ta ftojë në intervistë kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Më poshtë lexoni reagimin e Mentor Shalës dhe Frashër Krasniqit:

Mentor Shala

Po e shoh lajmin per kercenimet e VV ndaj RTK, ne njerin nga transmetuesit privat televizive qe kane frekuence kombetare. E japin vetem VV ndersa pergjigjen e RTK nuk e japin fare! Kolegë, së paku dy palët transmetoni! Është elementarja e gazetarisë! Më poshtë po ua dërgoi reagimin e RTK-së, e cila e demanton gënjeshtren e VV! E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dasht, por qysh kemi dasht ne, sepse ne i përcaktojmë politikat editoriale e jo Partitë Politike! Klm

Frashër Krasniqi
Reagim ndaj deklaratës së Mentor Shalës

Mbi reagimin plot shpifje të menaxhmentit të RTK-së.

– Më 19 gusht 2016, Xhymret Veliu personalisht më ka siguruar që një intervistë, njësoj me intervistat që janë bërë me Kadri Veselin dhe Isa Mustafën, mund të bëhet edhe me kryetarin e VETËVENDOSJE!-s, z. Visar Ymeri.

– Më 22 gusht 2016, Ridvan Berisha personalisht ma ka rikonfirmuar këtë gjë duke e caktuar intervistën për ditën e premte (sot).

– Më 26 gusht 2016, unë u njoftova që menaxhmenti i RTK-së ka marrë vendim që për shkak të kritikave nga VETËVENDOSJE! të mos lejojë realizimin e intervistës.

– Krejt në fund, pak minuta para se të mbahet konferenca ku ne bëmë publik këtë linçim që po na e bën RTK-ja, na u tha që “do të mund ta mbajmë intervistën por vetëm nëse e bëjmë përballje të z. Ymeri me disa analistë që i përcaktojmë ne (RTK-ja)”.

Kjo përveç se ishte bërë shumë vonë, ishte një KUSHT që nuk i ishte vënë asnjërit prej përfaqësuesve politikë me të cilët u realizuan intervista në 2-3 muajt e fundit. Lëvizja VETËVENDOSJE! përherë ka qenë e gatshme që të dal para analistëve nëpër debate – dhe këtë e kemi dëshmuar me qindra emisione të formateve të tilla – por ky KUSHT që nuk i ishte vënë përfaqësuesve të pushtetit, ishte tërësisht i padrejtë dhe i papranueshëm për ne.

Menaxhmenti i RTK-së duhet të shkarkohet dhe kjo është mënyra e vetme që ky medium të çlirohet nga kapja prej klanit pronto. Ne i bëjmë thirrje RTK-së që deri më 1 shtator, të tërhiqet nga ky vendim absurd dhe i padrejtë, dhe ta ftojë kryetarin Visar Ymeri, ashtu siç kishte ftuar edhe kryetarët e dy subjekteve në pushtet (të cilët, për më tepër, i kishte ftuar nga dy herë secilin, vetëm në muajin e fundit).

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori