Syrija Tauk ka thënë se të enjten edhe zyrtarisht kanë marrë lajmin nga Qeveria e Maqedonisë se mund të vazhdojnë procesin mësimor më 1 shtator, ndërsa shqyrtimi i kërkesës nga Qeveria turke do të vazhdojë edhe më tutje.
Gjashtë shkollat fillore dhe të mesme “Yahya Kemal” – dy në Shkup, ajo në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Strumicë do të nisin mësimin nga 1 shtatori.
Qeveria e Maqedonisë u ka kumtuar zyrtarëve të shkollës në fjalë se kanë shqyrtuar dhe vazhdon të shqyrtohet kërkesa e Qeverisë turke drejtuar Maqedonisë që këto shkolla të mbyllen, megjithëse “Yahya Kemal” mund të nis procesin mësimor pa ndonjë problem.
Në një deklaratë për gazetën Koha, zëdhënësi i shkollave “Yahya Kemal”, Syrija Tauk ka thënë se të enjten edhe zyrtarisht kanë marrë lajmin nga Qeveria e Maqedonisë se mund të vazhdojnë procesin mësimor më 1 shtator.
“Më 1 shtator mësimi në shkolla ‘Yahya Kemal’ do të zhvillohet ashtu siç kemi parashikuar. Presim 2000 nxënës, që nga fillorja e deri të mesmen, ndërsa kualiteti i mësimit do të jetë i panryshueshëm, ashtu siç kemi qenë deri tani. Shfrytëzoj rastin t’i informojmë prindërit dhe nxënësit tanë se asnjë problem nuk do të kenë në ‘Yahya Kemal’, ndërsa riktheksojmë se asnjë lidhje me organizatën që pretendon qeveria turke, nuk kemi”, thotë për Koha, zëdhënësi Tauk.
Ai është shprehur se habitet me spekulimet e fundit se shkollat në fjalë janë të lidhura me ndonjë ideologji çfarëdoqoftë ajo. “Si shkolla, kemi kryer të gjitha detyrimet që duhen ndaj shtetit. Madje, nga inspektorati i Arsimit jemi vlerësuar me notën 4, aq nota sa ekzistojnë për cilësi në arsim”, thotë Tauk.
Ndryshe, dy ditë më parë, në një mbledhje të mbyllur për opinion, Qeveria e Maqedonisë ka shqyrtuar kërkesën e Qeverisë turke për mbylljen e shkollave “Yahya Kemal”, duke e akuzuar këtë të fundit se ka lidhje me organizatën e ashtuquajtur “Feto”.
I vetmi zyrtar që është prononcuar për mbledhjen e mbyllur të Qeverisë është ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski. Ai ka thënë se qëndrimi i Maqedonisë është mbështetja e institucioneve demokratike në Turqi, ndërsa ka pohuar se një kërkesë nga Ankaraja zyrtare për mbylljen e shkollave ka arritur në Shkup.
“Qëndrimi ynë ka qenë dhe do të jetë se Maqedonia i mbështet vetëm institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me Qeverinë në Ankara në drejtim të ndihmës apo realizimit të qëllimeve të tyre, gjithsesi në suaza të legjislaturës dhe interesave tona. Sa i përket pyetjes lidhur me vendimin e Qeverisë, po, është sjellë një vendim i tillë. Të gjitha vendimet të cilët do të miratohet do të jenë në përputhje me legjislaturën tonë dhe interesat tona nacionale”, është shprehur Popovski.
Javë më parë, ishte ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu, ai që garantoi se shkollat e “Yahya Kemal” nuk do të mbyllen derisa të njëjtat punojnë sipas ligjeve të vendit.
“Institucioni ‘Yahya Kemal’ është në rregull me dokumentacionin e tij dhe funksionon në bazë të ligjit dhe kjo është ajo që neve na intereson. Sipas informatave që kemi, edhe pas diplomimit në atë shkollë, nxënësit e ‘Yahya Kemal’ regjistrohen në institucione mjaft mirë të ranguara”, pati thënë për televizionin Alsat-M, ministri Pishtar Lutfiu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet nga njëra palë
Një vit kur kryetarët e komunave në veri morën detyrat, LVV: Grupet kriminale serbe bën sulme, por institucionet tona ngadhënjyen
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi