LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Dimitriev takohet me ministrin e jashtëm grek

Kryeministri Dimitriev takohet me ministrin e jashtëm grek

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Emil Dimitriev sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Kotzias, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç kumton shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri Dimitriev e ka theksuar nevojën për gjetjen e sferave të cilat do të kontribuojnë për afrimin e dy shteteve dhe krijimin e bashkëpunimeve bilaterale.

“Republika e Maqedonisë angazhohet në ndërtimin e klimës pozitive dhe miqësisë dhe gatishmërisë që të bisedohet për tejkalimin e dallimeve të hapura. Është e nevojshme qasje objektive dhe dëshirë e sinqertë për arritjen e zgjidhjeve, si dhe arsyetim që të kapërcehen dallimet të cilat tani janë shumë të mëdha”, ka theksuar kryeministri Dimitriev.


Zbatimi i masave për besim, sipas tij, paraqet shembull të mirë për atë se ekziston nevojë për afrim të dy shteteve dhe se është i mundshëm krijim i relacioneve të mira.

Kryeministri Dimitriev theksoi se në këtë moment janë të mirëseardhura hapat të cilat do të thonë sinjale pozitive dhe momente të përforcimit të besimit në këtë proces, veçanërisht, siç tha në drejtim të realizimit të interesave strategjike për anëtarësim të shtetit në BE dhe aleancën e NATO, ku pengesë është pikërisht kontesti bilateral për emrin. Ka shtuar se të dyja vendeve u janë të nevojshme hapa të cilat do të thonë zgjidhje për ardhmërinë, në vend të zgjidhjes për të kaluarën./Telegrafi/