Dr. Edgar Mitchell, njëri nga astronautët më të famshëm në historinë e NASA-s, njeriu i cili mori pjesë në misionin “Apollo 14”, si dhe njeriu i gjashtë që shkeli në Hënë, thotë: Pas udhëtimit në hapësirë, jam tërësisht i bindur që alienët janë duke na vështruar. Nuk e di sa, ku dhe si e bëjnë ata një gjë të tillë, por ata na vështrojnë. Ne i shohim anijet e tyre gjatë tërë kohës. Nëse e kishim teknologjinë e nevojshme për ta dërguar njeriun në Hënë në vitin 1969, atëherë shtrohet pyetja, pse më kurrë nuk shkuam në satelitin e vetëm natyror të Tokës? NASA dhe disa kompani private tanimë planifikojnë shkuarjen e njeriut në Mars, por shumë njerëz thonë se, në vend që të shkojmë në Mars, ne duhet të shkojmë në Hënë, të themelojmë koloni aty dhe laboratorë.
Pse nuk shkojmë më në Hënë?
Prandaj, shtrohet pyetja, çka na pengon që të shkojmë sërish në Hënë? A kemi të bëjmë vetëm me mungesë të interesit, sikur që mendojnë disa? Apo, ndoshta ekziston edhe ndonjë arsye “e fshehtë” për këtë? Ka shumë njerëz nga e mbarë bota, të cilët fuqishëm besojnë se NASA është duke fshehur shumëçka nga opinioni publik. Me miliona njerëz janë të bindur se ekzistojnë baza sekrete të alienëve në sipërfaqe të Hënës dhe, gjykuar sipas deklaratave të zyrtarëve të lartë, bile edhe të astronautëve, kjo storie mund të jetë e vërtetë. Çka nëse në Hënë ekzistojnë baza të alienëve dhe NASA, si dhe qeveritë botërore, janë duke e fshehur këtë nga ne? A nuk mendoni edhe ju se astronautët janë njerëzit më kompetentë dhe të kualifikuar që të flasin rreth alienëve, bazave të alienëve, UFO-ve?
Çka thotë astronauti tjetër i famshëm?
Mitchell nuk është astronauti i parë që flet haptazi rreth alienëve. Edwin Eugene Aldrin, Jr., alias ‘Buzz’ Aldrin, ish astronaut dhe inxhinier amerikan, po ashtu ka bërë komente në këtë temë. Edhe Buzz Aldrin ishte njëri ndër njerëzit e parë që shkeli në sipërfaqe të Hënës, respektivisht ishte i dyti. Ja çka thotë ai: Gjatë rrugëtimit të “Apollo 11” për në Hënë, vërejta një dritë që na përcillte gjatë udhëtimit. Drita, të cilën e pash nga dritarja, dukej se vazhdimisht lëvizte. Ka pasur shumë shpjegime rreth asaj se çka mund të ketë qenë kjo, ndoshta edhe një anije tjetër kozmike nga ndonjë vend tjetër, apo botë tjetër? Pra, objekti në fakt ishte i paidentifikuar. Kur u kthyem në Tokë, treguam krejt çka kishim parë. Unë kisha menduar se kjo ishte transmetuar edhe gjerësisht në botë, por më pas kuptova se ajo ishte mbajtur sekret. Carl Sagan thotë se, në Kashtën e kumtrit mund të ekzistojnë alienë. Nëse jo në galaktikën tonë, atëherë diku në univers, gati me siguri të plotë, mund të thuhet se ka jashtëtokësorë, se ka jetë. E keqja është se ato planetë me jetë mund të jenë tepër larg nesh, transmeton kosovapress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze