LAJMI I FUNDIT:

I propozoi martesë me ndihmën e helikopterit dhe kombajnës (Foto)

I propozoi martesë me ndihmën e helikopterit dhe kombajnës (Foto)

Shyam Thakrar nga Londra ka vendosur t’i propozojë për martesë Sara Dhokia, në një mënyrë shumë të veçantë.

Burri i njohur si Sam, i ka kërkuar një fermeri që të shkruaj në fushën e mbjellë me grurë: “E dashur Sara, a martohesh me mua”, transmeton Telegrafi.


Pasi është siguruar që mesazhi të jetë i qartë, 27-vjeçari e ka marrë të dashurën, për një ‘shëtitje të qetë me helikopter’.

Por, ajo është befasuar shumë kur e ka parë propozimin, që ishte shkruar në fushë.

“Ajo tha po” ka shkruar ai, përbri fotografisë ku shfaqet edhe mbishkrimi gjigant.

“Propozimi me traktor dhe helikopter, që doli të jetë i suksesshëm” është një koment për çiftin e ri. /Telegrafi/

I propozoi martesë me ndihmën e helikopterit dhe kombajnës foto 2

I propozoi martesë me ndihmën e helikopterit dhe kombajnës foto 3

I propozoi martesë me ndihmën e helikopterit dhe kombajnës foto 4