LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti në takim lamtumirës Zhbogarin, i premtoj se demarkacioni do të kryhet

Thaçi priti në takim lamtumirës Zhbogarin, i premtoj se demarkacioni do të kryhet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim lamtumirës shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Me këtë rast, Thaçi ka theksuar se gjatë këtyre katër vjet e gjysmë ka pas një bashkëpunim shumë të ngushtë me Zhbogar dhe zyrën e BE-së.

“Roli i Bashkimit Evropian në Kosovë është i pazëvendësueshëm, sepse edhe qëllimi, synimi dhe vizioni jonë është që të jemi në një të ardhme të afërt pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi.


Ai ka shtuar se Kosova është në rrugë të mirë për të zbatuar në tërësi të gjitha kriteret dhe standardet demokratike të nevojshme për këtë proces integrues, në veçanti reformat në sistemin demokratik, reformat në sistemin e drejtësisë, në rend dhe ligj dhe në sistemin e ekonomisë së lirë.

Sipas tij, më një shtator do të përmbyllet me sukses edhe kriteri shtesë për liberalizimin e vizave, ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi.

Nga ana tjetër, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin të mirë që ka pas më të sa ishte kryeministër, ministër i jashtëm, tash president. Sipas tij, gjatë kësaj periudhë ka pas ndryshime pozitive në Kosovë, me gjithë sfidat që e presion Kosovën në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori