LAJMI I FUNDIT:

Selmani i kundërpërgjigjet Saraçinit

Selmani i kundërpërgjigjet Saraçinit

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, i është kundërpërgjigjur reagimit të Petrit Saraçinit, njëri nga kandidatët shqiptarë për pozitën e anëtarit të pestë në Komisionin ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e tij përmes profilit në Facebook, Selmani thotë se ”gjithçka që Saraçini thotë për mua, gënjen”, ndërkaq shton se ”naçallnikët njihet mjaftë lehtë, pasi që gënjejtë në mënyrë të pacipë, me qëllim të njollosjes së tjerëve për t’i fshehur poshtërsitë e tyre”.

Më tej, Selmani përkujton se në bisedimet ë SHGM-së me qeverinë, u arrit që të fshihet shpifja nga Kodi Penal, ku të fituar dolën gazetarët, pasi që 300 prej tyre u liruan nga padia për shpifje.


Tahiri dhe Saraçini u përgjigjen akuzave të Naser Selmanit
Lexo po ashtu Tahiri dhe Saraçini u përgjigjen akuzave të Naser Selmanit

Në reagimin e tij, Selmani demanton Saraçinin në lidhje me mbështetjen e Kezharovskit, duke thënë se SHGM-ja bëri gjithçka për ta përkrahur.

Selmani me këtë rast mohon edhe akuzat për ambicie politike, duke shtuar se edhe në zgjedhjet në SHGM nuk ka penguar askë për të qenë kandidat në SHGM.

Selmani: Katër ”naçallnika” maqedonë zgjedhin një ”naçallnik” shqiptar
Lexo po ashtu Selmani: Katër ”naçallnika” maqedonë zgjedhin një ”naçallnik” shqiptar

Në fund të reagimit të tij, Selmani parashtron dilemën se çfarë mund të jetë dikush, përpos se një ‘naçallnik’, përderisa dëshiron që të jetë në shoqërinë e Llatasit./Telegrafi/