Policia është vënë në kërkim të të dyshuarve për vrasjen e trefishtë që ndodhi gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjakovës.
Deri më tani ajo çka dihet është se motivi që fshihet pas kësaj vrasjeje të trefishtë ishte hakmarrja, nga siç raportohet jozyrtarisht, një konflikti të mëhershëm mes personave të përfshirë në këtë rast, shkruan lajmi.net.
Krejt ngjarja ndodhi në kafiterinë “Deep Bar” në Gjakovë, ku kanë mbetur të vdekur dy vëllezër, Valon Islamaj 35 vjeçar dhe Ilir Islamaj 28 vjeçar si dhe Zef Krasniqi, 37 vjeçar.
Menjëherë pas ngjarjes, policia është vënë pas të dyshuarve me ç’rast këta të fundit janë identifikuar dhe gjenden në arrati.
Këtë e bëri të ditur dje gjatë mbrëmjes ushtruesi i detyrës së Kryeporokurorit të Përgjithshëm në Gjakovë, Ali Selimaj.
“Ndodhi rasti i vrasjes së trefishtë me ç’rast humbën jetën dy vëllezër dhe një person i tretë, mik i tyre. Personat që kanë kryer aktin janë identifikuar pas një operacioni në shkallë të gjerë, nga policia. Janë identifikuar dy persona që janë: Qëndrim Shala dhe Veton Gjoshi”, ka thënë Selimaj.
Ai gjithashtu ka treguar për detaje të operacionit policor, me ç’rast është vendosur kontroll gjithkund duke përfshirë edhe pikat kufitare.
Ndërsa sa i përket autorëve të vrasjeve sikurse edhe viktimat, Selimaj ka thënë që ata janë të njohur për policinë.
Kurse sot, raportohet se pikërisht në rajonin e Dukagjinit i cili rajon përfshinë edhe Gjakovën, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona gjatë një bastisjeje të bërë në atë pjesë.
Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare për këto arrestime, ndërsa dyshohet se ato kanë të bëjnë më vrasjet e djeshme në Gjakovë.
Lajmi.net ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundshme. /lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë
Qytetarët e Maqedonisë sot bëjnë thirrje për bojkotim të marketeve
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?