LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Edhe një presion mbi transmetuesin publik

KMDLNJ: Edhe një presion mbi transmetuesin publik

Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat dhe Liritë e Njeriut me anë të një komunikate ka ngritur shqetësimin për sulmet që po ndodhin në Kosovë.

Duke u nisur nga rasti i fundit, sulmi me granatë dore në RTK, KMDLNj vlerëson se në Prishtinë, kohëve të fundit kanë qenë disa sulme me mjete shpërthyese (Kuvendi i Kosovës, shtëpia e Murat Mehës) e tash edhe transmetuesi publik RTK.

“Përkundër forcave të shtuara policore deri më tani nuk janë kapur ata që sulmuan me mjete shpërthyese sikur edhe ata që i urdhëruan apo planifikuan këto sulme që për qëllim kanë futjen e frikës dhe tensionimin e situatës e cila, edhe ashtu është pranë shpërthimit”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.


Sipas Këshillit mos kapja e sulmuesve që po e rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore dhe publike vetëm sa po krijon hapësirë për sulmin e radhës.

“Për tensionimin e situatës mbajnë përgjegjësi edhe politikanët e pozitës dhe opozitës të cilët me fjalorin e tyre nxitës dhe përjashtues po bëhen krahë politik i këtyre grupeve kriminale të armatosura”, thuhet në reagim.

KMDLNj e dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm me granatë mbi objektin e Transmetuesit Publik – RTK dhe kërkon nga organet e hetuesisë, që më në fund t’i kapin këto grupe kriminale që po e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe të institucioneve shtetërore dhe publike.

“Ndonëse mund të ketë pakënaqësi me politikën edituese të RTK–së, askush nuk ka të drejtë që ta sulmojë këtë transmetues publik, të rrezikojnë jetën e të punësuarve apo pajisjet e RTK–së. Me veprime kriminale siç ishte ky sulm mbi RTK–në duhet të merret ligji kurse me RTK–në duhet të merret themeluesi i saj, Kuvendi i Kosovës. E jo grupet e organizuara kriminale. RTK po përballet me vështirësi të mëdha materiale ku po rrezikohen edhe pagat e të punësuarve ndërsa sulmi me granatë e rëndon edhe më shumë situatën duke shkaktuar panik në mesin e të punësuarve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori