LAJMI I FUNDIT:

Valdete Bajrami ka një lutje për deputetin Ibishi: Voto kundër demarkacionit!

Valdete Bajrami ka një lutje për deputetin Ibishi: Voto kundër demarkacionit!

Deputetja e Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit nga Lidhja Demorkatike e Kosovës, Nuredin Ibishi, i cili ka deklaruar se do ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi edhe pse e di se ai nuk është në rregull.

Bajrami thotë se “të njejtën gjë që po e thotë kolegu deputet i LDK-së Nuredin Ibishi se ‘demarkacioni nuk është në rregull, por do ta votoj’ në takime të mbyllura në rrethet e tyre të ngushta e pranojnë edhe Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Mirëpo të dy edhe Thaçi edhe Mustafa, ngulin këmbë në miratimin e demarkacionit sepse janë të zhytur në krim dhe korrupsion. Pra, ata kërkojnë që për të shpëtuar veten ta dëmtojnë Kosovën”, transmeton Telegrafi.

E pranon deputeti i LDK-së, Ibishi: Demarkacioni nuk është në rregull, por do ta votoj
Lexo po ashtu E pranon deputeti i LDK-së, Ibishi: Demarkacioni nuk është në rregull, por do ta votoj

Postimi i plotë i deputetes Bajrami:


“RRESHTOHU NË ANËN E ARGUMENTIT QË EDHE VET DEKLAROVE SE DEMARKACIONI NUK ËSHTË NË RREGULL

Të njejtën gjë që po e thot kolegu deputet i LDK-së Nuredin Ibishi se “demarkacioni nuk është në rregull por do ta votoj” në takime të mbyllura në rrethet e tyre të ngushta e pranojnë edhe Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

Mirëpo të dy edhe Thaçi edhe Mustafa, ngulin këmbë në miratimin e demarkacionit sepse janë të zhytur në krim dhe korrupsion. Pra, ata kërkojnë që për të shpëtuar veten ta dëmtojnë Kosovën.

Koleg deputet Nuredin, duke i treguar publiksht popullit se marrëveshja është e gabuar e ke bërë hapin e parë shumë të rëndësishëm, bëje edhe hapin e dytë dhe deklaro se nuk do ta votosh.

Rreshtohu në anën e argumentit që edhe vet e deklarove se demarkacioni nuk është në rregull!

Dhe VOTO kundër!” (sic), ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/