LAJMI I FUNDIT:

E pranon deputeti i LDK-së, Ibishi: Demarkacioni nuk është në rregull, por do ta votoj

E pranon deputeti i LDK-së, Ibishi: Demarkacioni nuk është në rregull, por do ta votoj

Në kohën kur Kosova po ballafaqohet me pakënaqësi rreth shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, faji po i hidhet Komisionit Shtetëror që lejoi ardhjen deri në këtë situatë. Kështu ka deklaruar deputeti nga radhët e LDK-së, Nuredin Ibishi.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Ibishi ka thënë se është Komisioni Shtetëror ai që i solli deputetët para aktit të kryer, duke u treguar i papërgjegjshëm lidhur me demarkacionin.


“Unë personalisht fare nuk mendoj se është në rregull demarkacioni, por pasi është interesi i shtetit më i madh se ajo hise e jona aty, normal duhet të votohet. Unë veç kam deklaruar se janë bërë shumë gabime aty. Puna e Komisionit është e papërgjegjshme dhe fatkeqësisht marrëveshja nuk është rishikuar me kohë, por sido që të jetë tash po flasim për diçka që ka ndodhë, nëse është interesi i shtetit, demarkacioni po na pret në të ardhmen”, ka thënë ai.

Nuk ka plan “B”, pa Demarkacion s’ka liberalizim të vizave
Lexo po ashtu Nuk ka plan “B”, pa Demarkacion s’ka liberalizim të vizave

Sipas tij, pala malazeze ka diktuar gabimet, por që Kosova është treguar inferiore.

Ai ka thënë se Kosova ka gabuar duke u nisur vetëm nga aspekti kadastral, pa u lidhur me hartat topografike. Komisioni Shtetëror ka rënë poshtë në këtë aspekt, duke i lënë palës malazeze të shikojnë anën që u konvenon.

“Pala malazeze e ka diktuar në çdo aspekt gabimet, edhe në dokumentacion, edhe në rregullore por edhe në vend të shënjimit të vijës kufitare, por Kosova ka qenë inferiore edhe na ka sjellë para aktit të kryer. Gabimi i Komisionit është që në kuadër të dokumentacionit të tanishëm është fokusuar vetëm në aspektin e ndarjes kadastrale të pronave në komuna dhe nuk është lidh edhe në hartat topografike ku ka qenë e shënuar vija administrative vija mes Kosovës, Serbisë e Malit të Zi. Një herë pala malazeze i injoron provat që kanë qenë dëshmi tona, tash kur duhet të shënohet vija kufitare, prapë shënohet harta topografike. Këtu pala malazeze e ka marrë pjesën që iu ka konvenuar atyre dhe këtë e ka marrë edhe pala kosovare”, ka sqaruar Ibishi.

Deri te fitorja e palës malazeze, Ibishi thotë se ka ardhur pasi me demarkacionin nuk janë marrë njerëzit e duhur. Sipas tij, nuk ka pasur njerëz të topografisë, apo gjeografë që e njohin fushën.

Ndërsa, për deputetët e koalicionit me të cilët udhëheq LDK-ja, thotë se ata e kanë më të lehtë ta menaxhojnë situatën./Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori