eksperti ad

Me urdhër të Komisionit Federal të Kazinove, policia kantonale e Zürichut ka zbuluar lojëra të paligjshme të fatit dhe shkelje të tjera në një klub kulturor në fshatin Zwillikon në rrethinën e Zürichut.

Forcat e rendit kontrolluan të shtunën në mbrëmje një shoqatë kulturore të shqiptarëve të Kosovës.


Policia ndaloi një lojë të paligjshme pokeri me rreth dhjetë pjesëmarrës, si dhe një tjetër lojë letrash me para.

Përgjegjësi i klubit, një 55-vjeçar, nuk dispononte asnjë licencë për lojërat e fatit.

Përveç kësaj, ai e menaxhonte lokalin pa leje përkatëse, lejonte pirjen e duhanit në ambientet e brendshme, shiste cigare në mënyrë të paautorizuar dhe i shfrytëzonte hapësirat si klub pa pasur një leje shfrytëzimi.

Gjatë operacionit u konfiskuan një sprej piperi i ndaluar, disa kompjuterë, telefona celularë si dhe para të gatshme, njoftojnë mediat zvicerane. /Telegrafi/