LAJMI I FUNDIT:

Në veri të Mitrovicës, gjendet i vdekur një 19 vjeçar

Në veri të Mitrovicës, gjendet i vdekur një 19 vjeçar

Është gjetur pa shenja jete një 19 vjeçar në veri të Mitrovicës.

Burime të KosovaPressit thonë se i riu është gjetur i vdekur sonte rreth orës 19:00, në rrugën “Nemanjina” në veri të Mitrovicës.

Bëhet fjalë për shtetasin serb N. Borisavleviç (1997).


Gjithnjë sipas burimeve, Borisavleviç ishte konsumues i narkotikëve, ndërkaq shkaqet e vdekjes mbeten ende të pakonformuara.

KosovaPress-i ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.