LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Kuzhinës Qendrore: Nuk na punësoi Shpend Ahmeti

Punëtorët e Kuzhinës Qendrore: Nuk na punësoi Shpend Ahmeti

Shkrimet në media në të cilat thuhet se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka punësuar pa konkurs rreth 250 militantë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), janë hedhur poshtë nga disa prej protagonistëve.

Punëtorët e Kuzhinës Qendrore në Prishtinë për Institucionet Parashkollore, emrat e të cilëve janë përmendur në artikullin ku akuzohet Ahmeti se ka bërë punësime jashtëligjore – e kanë demantuar lajmin përmes një komunikatë më shkrim.

Ata kanë theksuar se lajmi i publikuar ne media është i pavërtetë, sepse sipas tyre, ata nuk janë punësuar në Kuzhinën Qendrore kur erdhi Ahmeti në pushtet, por ata janë aty për më shumë se 20 vjet.


Në  komunikatë thuhet:

“Ne, punëtorët e Kuzhinës Qendrore, duam të përgënjeshtrojmë lajmin e pavërtetë që po qarkullon nëpër portalet informative. Disa portale informative kanë publikuar lista me emrat tonë ku thuhet se jemi militantë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se jemi punësuar nga kryetari Shpend Ahmeti.

E vërteta është se ne jemi punëtorë të Kuzhinës Qendrore për më shumë se 20 vjet. Deri në vitin 2009 kemi qenë punëtorë të komunës së Prishtinës, sepse Kuzhina e Prishtinës ka qenë institucion i Komunës. Në vitin 2009, Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Isa Mustafa, pa u konsultuar fare me ne si punëtor të këtij institucioni kanë marrë vendim për privatizimin e Kuzhinës Qendrore duke na lënë të gjithë neve nën mëshirën e kompanisë “Beni Dona”.

Në vitin 2014, me ndryshimin e pushtetit në Komunë, ne kemi takuar kryetarin dhe stafin e tij dhe i kemi informuar për kushtet jo të mira të punës, pagesën e ulët dhe cilësinë e jo të mirë të ushqimit që është dashur t’ia shërbejmë çerdheve publike. Pas disa takimeve Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që ta kthej Kuzhinën Qendrore nën menaxhimin e Komunës dhe paguhemi nga Komuna më pagë specifike. Kjo, ashtu siç na kanë sqaruar në Komunë, është mënyra e vetme për të na paguar sepse Komunës nuk i lejohet nga Ministria e Financave të rris numrin e punëtorëve. Ne jemi të kënaqur me këtë hap që e ka ndërmarr Komuna dhe presim shumë shpejt të rregullohet statusi jonë si punëtor të Kuzhinës Qendrore. Po ashtu, është e rëndësishme të informojnë publikun se përveç se kemi qenë nga fillimi punëtorë të Kuzhinës, Komuna nuk ka punësuar as edhe një punëtorë ndonëse kemi nevojë shtesë”.

reagimi

Në garë me Adem Grabovcin, Shpend Ahmeti punësoi pa konkurs 250 persona (Dokument)
Lexo po ashtu Në garë me Adem Grabovcin, Shpend Ahmeti punësoi pa konkurs 250 persona (Dokument)

I pari i Prishtinës, përmes një reagimi në Facebook, iu ka kundërpërgjigjur degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke shpejguar për listën e publikuar nga kjo e fundit, lidhur me punësimet në kryeqytet. Ai ka thënë se shpifjet mund të vazhdojnë nga Klani Pronto, por nuk mund t’i zhbëjnë telefonatat e Grabovcit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori