LAJMI I FUNDIT:

Festimi i ditëlindjes së Clinton në Kosovë bën bujë në mediat e huaja

Festimi i ditëlindjes së Clinton në Kosovë bën bujë në mediat e huaja
DO NOT PURGE Former U.S. President Bill Clinton laughs during the student speeches before delivering the Class Day speech to the Class of 2007 at Harvard University in Cambridge, Massachusetts June 6, 2007. REUTERS/Brian Snyder (UNITED STATES)

Dy institucione në Kosovë kanë festuar ditëlindjen e 70-të të Presidentit William Jefferson “Bill” Clinton, si një shenjë mbështetje dhe admirim për presidentin Clinton dhe familjen e tij.

Dhe ky festim i ditëlindjes së Klinton (i lindur më 19 gusht 1946, Hope, Arkansas, SHBA) nuk ka lënë pa u vënë në pah edhe nga mediat botërore, përcjell Telegrafi.


Siç shkruan, newschannel10.com, Kolegji “Universum”, një nga institucionet arsimore private në Kosovë, në bashkëpunim me “Miqtë e Amerikës”, një organizatë lokale joqeveritare e përkushtuar për forcimin e miqësisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, kanë organizuar një ngjarje për të festuar ditëlindjen e 70-Presidentit Bill Clinton.

Kjo sipas këtij mediumi mund të jetë mjaft e pazakontë për një vend aq larg nga SHBA, por sipas tyre, Presidenti Bill Clinton është një hero lokal dhe bulevardi kryesor në Prishtinë është emërtuar me emrin e tij, dhe se në këtë qytet është vendosur edhe një statujë e tij.

“Kemi ardhur këtu për të festuar ditëlindjen e një njeriu, të cilit i kemi borxh një pjesë të ekzistencës tonë”, citon ky medium Suat Berishën, Drejtor i Kolegjit Universum, në fjalimin e tij hyrës.

Mediumi në fjalë shkruan se Berisha përmendi kontributin e Presidentit Klinton gjatë 99-tës, duke arritur kulmin me bombardimin e Jugosllavisë dhe të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe më pas.

Newschannel.com shkruan se Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, kryesisht në sajë të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara dhe sot është njohur nga 112 shtete.

“Agim Rexhepi, kryetar i “Miqtë e Amerikës”, foli për rolin e presidentit Bill Klinton, jo vetëm në çlirimin e Kosovës, por edhe kontributin e tij global të demokracisë dhe mirëqenies. Ai përmendi edhe emërimin e Hillary Clinton për Presidente të Shteteve të Bashkuara dhe u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në mbarë botën për mbështetjen e saj gjatë zgjedhjeve”, shkruan ky medium.

Në fund bëhet e ditur se një pllakatë mirënjohjeje do t’i dërgohet Presidentit Klinton nga Kolegji Universum – madje edhe një tortë u pre për ditëlindjen e tij. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori